Sot 8 Marsi, dita e gruas
Sot është 8 Marsi festa e gruas. Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 marsi, është kremtuar për herë të parë në vitin 1910. Të paktën 100 gra nga vende të ndryshme të botës, nën kryesimin e Klara Cetkinit, u mblodhën në Kopenhagen të Danimarkës. Në këtë mbledhje u vendos që 8 marsi të caktohej si Dita Ndërkombëtare e Gruas. 8 marsi u zgjodh si Dita Ndërkombëtare e Gruas në nderim të rrobalarëseve të Nju Jorkut, të cilat dolën në protestë në vitin 1857 për të kërkuar të drejtat e tyre. Ato kërkonin ndalimin e dhunës ndaj tyre dhe fëmijëve në punë. Në Shqipëri, për herë të parë kjo ditë është kremtuar në vitin 1942 nga grupe të vogla grash.