Lulëzim Perati: “Historia e gruas shqiptare në një ekspozitë”
Izaura Ndoj
Muzeu Historik Kombëtar ka ekspozuar për herë të parë një koleksion të veçantë me stoli dhe kostume të grave shqiptare nga të gjithë trevat e Shqipërisë. Rreth 23 vjet punë i janë dashur koleksionistit Lulëzim Perati, për të ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar, një koleksion të rrallë me stoli e kostume të grave shqiptare nga gjithë zonat e Shqipërisë. 22 stenda të mrekullueshme të varura, me gjerdanë, vëthe, byzylykë, orë, kopsa e breza të cilat datojnë që nga viti 1750 deri 1880 pasqyrojnë më së miri historinë e gruas shqiptare nëpër vite. “Ky koleksion ka 23 vjet që është nisur, dhe përmban stolit e grave shqiptare nga Malësia e Madhe deri në Çamëri. Kuadratin e Çamërisë akoma nuk e kam mbyllur pasi duhet akoma dhe shume punë për ta sjellë të realizuar në mënyrën më perfektë parapara publikut”- pohoi koleksionisti Lulëzim Perati. Ndërkohë që në këtë koleksion të rrallë ka kostume dhe stoli të trashëguara nga Malësia e Madhe, Shkodra, Lezha, Tepelena, Gramshi, Korça e shumë vende të tjera si ai i minoritetit Grek. Mendoj se është një koleksion në pozita shumë të veçanta sepse është e para herë që prezantohet një koleksion i tillë për publikun shqiptar. Kjo është një punë prej 23 vitesh dhe më është dashur rreth katër muaj vetëm për ti vendosur në kuadrate, pasi vendosja nuk është një vendosje e thjeshtë për të vetmen arsye sepse është një vendosje etnografike”. “Një mbështetje të madhe e kam marrë dhe nga shumë profesorë dhe sidomos nga Afërdita Onuzit e cila është Drejtoresha e Institutit të Kulturës Popullore dhe njëkohësisht konsulente e imja që në vitin 1993”. "Vlera është etnografike, ato fillojnë nga veriu e përfundojnë deri në Çamëri. Unë kur i shoh vete këto kuadrate me duket sikur shikoj princesha te ndryshme, sepse këto stoli i takojnë familjeve shume te pasura shqiptare dhe te mesme", thotë Lulëzim Perati. I pyetur rreth qëllimit të kësaj ekspozite koleksionisti Perati tha se “Qëllimi i kësaj ekspozita është në mënyrë që shqiptarët të njohin se si janë stolisur grat shqiptare, çdo grup stolish nga këto i takon në europë të jetë veshur si princeshë. Po ti shikosh me vëmendje janë gjëra të jashtëzakonshme sepse datojnë që nga Iliria. Janë të trashëguara brez pas brezi janë të stilizuara dhe janë e njëjta gjë. Si çdo koleksionist tjetër kam koleksionuar që në vitet e rinisë time dhe kam dhe koleksione të tjera të pa ekspozuara dhe më vonë jam futur në degën e argjendarisë dhe aty gjeta veten. Kjo temë nuk është lëvruar nga asnjë koleksionist as vendas dhe as i huaj. Kam shkuar tek çdo argjendar shqiptar dhe kam krijuar dhe mbledhur këtë koleksion”. Një gjë tjetër e veçantë që vihet re në këtë koleksion është se koleksionisti i parë që hap një ekspozitë të tillë në Muzeun Historik Kombëtar nuk ka lënë pas as veshjet e burrave shqiptar duke i kushtuar dy stenda të veçanta. "Janë qysteke të klasës superiore, mos të them të rrallë dhe bashkë me to ka dhe një stendë me sahate xhepi. Koleksioni me sahat xhepi është një pasion tjetër që më ndjek gjatë gjithë kohës dhe shpresoj se do të arrij të realizojë në një të ardhme. Kjo stendë që kam ekspozuar me sahat xhepi datojnë që nga vitet 1850- 1920", shprehet Perati. Këto stoli të ekspozuara bëjnë lidhjen me kulturën mesjetare shqiptare, e po ashtu nëpërmjet tyre vihen re edhe lidhjet kulturore që kanë pasur krahinat shqiptare me vendet e lindjes dhe perëndimit. "Të paraqitura me tërë kompleksitetin e tyre kane vlera të jashtëzakonshme sepse na dokumentojnë sa e pasur ishte tradita e stolive, e punimit, mbajtjes, dëshirës për të zbukuruar pjesët e trupit, për të zbukuruar nuset", shpjegon etnografja Aferdita Onuzi. Me vlera mjaft të mëdha për popullin shqiptar, ky koleksion i pasur stolish do të qëndrojë në Muzeun Historik Kombëtar deri në fund të muajit korrik.
Shuhet novelisti Jose Saramago
Jose Saramago, fitues i çmimit Nobel në letërsi ka vdekur të premten në moshën 87 vjeçare. Mjeshtri i realizimit magjik dhe një prej polemistëve më të njohur mbi zhvillimin e shoqërisë gjatë shekullit të fundit, ka vdekur në shtëpinë e tij në ishullin spanjoll Lanzarote. Saramago ka lindur në Portugali, por i përket brezit të autorëve që kanë bërë historinë e realizimit magjik. Saramago vdiq për shkak të një sëmundje të gjatë dhe problemeve të tjera shëndetësore. “Sot humbën njeriun më të madh të Portugalisë”, tha për gazetarët kryeministri portugez Hoze Sokrates. Saramago ka lindur në 16 dhjetor të vitit 1922. Ai është i njohur si shkrimtar dhe gazetar. Në vitin 1998 mori çmimin Nobel për krijimtarinë në letërsi. Ai është autor i më shumë se 16 librave të njohur në gjithë botën. Në gjuhën shqipe janë përkthyer disa vepra. Krijimi më i mirë i tij cilësohet “Verbëria”, i cili është ribotuar disa herë. Një libër që sipas vet autorit flet për brishtësinë e civilizimit tonë dhe për lehtësinë e rrënimit të tij. “Me urinë, luftën, shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, jemi në një ferr të vërtetë. Katastrofa e vërtetë është verbëria jonë kolektive dhe verbëria është portretizimi më i dhimbshëm i njerëzimit në situatën aktuale”, shprehej autori për veprën e ka lënë testament për botën.
Çelet java IX e kinemasë spanjolle
U çel në Tiranë java IX e kinemasë spanjolle, e cila kësaj here vjen në titullin “Europa në ekran”. Përgjatë një jave, deri më 23 qershor, në kinemanë “Imperial” në Tiranë do të shfaqen disa filma spanjollë realizuar në bashkëpunim me vende të BE-së, si Portugalia, Gjermania apo Franca, për të treguar ndryshimet dhe sfidat që si Spanja ashtu edhe Europa ka përballuar në 50 vitet e fundit. Ato do të vijnë si një reflektim i aspekteve të ndryshme të shoqërisë europiane, sipas vështrimit të kinemasë spanjolle. Kështu e çeli mbrëmë këtë javë të filmit spanjoll, filmi “Qetësia para Bach”-ut (2007), me regji të Pere Portabella. Në këtë inaugurim mori pjesë edhe ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobbio. Sot do të projektohet filmi dokumentar “Kutitë spanjolle” (Las cajas españolas), prodhim i vitit 2004, i cili vjen nën regjinë e Alberto Porlan. Do të shfaqen pas tij filmat “Një frang, 14 peseta”, “Ekspresi i Jugut” dhe për ta mbyllur është menduar projeksioni i filmit “Ajo çfarë di unë për Lolën”.
21 Qershor 2010