Skandali “Pango”, gazetarët, kundër vendimit të Agim Bendos
Reagimi, një ditë pas vendimit ku u ndëshkua Top Channel me 400 mijë euro
Gazetarët shqiptarë e cilësojnë si qesharak vendimin e Agim Bendos kundër emisionit “Fiks fare”. Gazetarët deklarojnë se gjyqtari mori në mbrojtje një rast abuzimi me detyrën, ndërsa gjobën e cilësojnë si absurde. Me këtë vendim, sipas tyre, kërkohet të goditet gazetaria investigative. Botuesi i gazetës “Albania”, Ylli Rakipi, thekson se nuk është cenuar jeta private e një individi kur ky i fundit është ministër i kabinetit qeverisës.
“Nisur nga kjo pikëpamje, nga të gjitha kodet e etikës së gazetarisë botërore, por edhe në Kodin tonë Etik, thuhet se kur ngjarja ka rëndësi për publikun, ajo mund të ndiqet dhe të investigohet në disa mënyra”, - thotë Rakipi.
Ndërkohë, kryeredaktori i gazetës “Shqip”, Aleksandër Çipa, shprehet se ky është një precedent i ri mes marrëdhënies së Gjyqësorit me median shqiptare. “Kjo gjykatë ka krijuar një marrëdhënie defektoze me median, sidomos me një media kombëtare siç është Top Channel. Kjo është tratativë për të ushtruar presion psikologjik dhe profesional ndaj një trupe investigative”, - u shpreh Çipa.
Kryeredaktori i së përditshmes “Panorama”, Andi Tela, shprehet se kjo ngjarje është një precedent i keq për median në përgjithësi. “Gjoba është shumë e rëndë dhe të frikëson. E bën një gazetar të një emisioni investigativ, një media, që ta mendojë dy herë pozicionin e saj përpara se t’i hyjë një detyre investigative. Kryeministri thotë se korrupsioni duhet luftuar me tolerancë zero dhe mund të përdoret çdo mënyrë për ta luftuar atë. Policia, Prokuroria përdorin mjetet e mundshme nga përgjimet apo infiltrimet, duke marrë leje në gjykatë. Media nuk mund të marrë leje në gjykatë për të bërë përgjime”, - thotë Tela.
Politikani Spartak Ngjela, deklaron se media dhe gjykata janë dy krahët e domosdoshëm të funksionimit të demokracisë, por që, sipas tij, në Shqipëri nuk funksionojnë. “Edhe një dritare që thotë se shqiptarët nuk duhet të përshtaten me të keqen, ata duan ta ndalojnë”, - thotë Ngjela.
Abuzimet në Angli
Si e premtja e zezë e gazetarisë investigative shqiptare. Kështu do të kujtohet gjatë vendimi i djeshëm lexuar nga gjyqtari Agim Bendo, duke mos argumentuar se çfarë e ndalon një gazetar të filmojë brenda një shtëpie kur ai ftohet nga i zoti i shtëpisë.
Në Britaninë e Madhe janë me qindra rastet kur televizionet apo gazetat kanë ekspozuar pikërisht njerëz brenda ambienteve të shtëpive të tyre dhe kjo në asnjë rast nuk ka përbërë shkelje të ligjit në një shtet ku privatësia respektohet në nivelet maksimale. Pas një investigimi dyvjeçar, në vitin 2003 BBC-ja transmetoi dokumentarin “Polici i fshehtë”. Gazetari Mark Daily u infiltrua në një akademi policore ku në ambientet e brendshme të konviktit filmoi 8 kadetë duke shprehur haptas bindjet e tyre raciste ndaj komunitetit indian në Britani. Pasi filloi të punonte si polic, gazetari mundi të filmojë në shtëpinë e dy kolegëve komente të tjera raciste. Si pasojë e dokumentarit të tetë personazhet e tij u larguan nga forcat policore ku shërbenin dhe askush nuk e kritikoi gazetarin përse i filmoi kolegët në ambientet e shtëpisë. BBC-ja e argumentoi filmimin sekret, përfshi infiltrimin e gazetarit në akademi, si të vetmen mënyrë për të siguruar provat e racizmit në radhët e policisë.
Për këtë investigim, gazetari Mark Daly, në vitin 2004 do të fitonte çmimin prestigjioz “British Academy Television Award”.
Yjet e futbollit anglez, Frank Lampard dhe Kieron Dyer, në qershor të vitit 2000 do të ekspozoheshin nga gazeta “News of The World’ pas filmimeve sekrete në dhomën e një hoteli në Qipro, së bashku me dy vajza, të cilave u kërkonin të pozonin nudo duke u bërë foto dhe kryer lojëra seksuale. Të dy futbollistët e turpëruar nuk kërkuan ndonjë dëmshpërblim nga gazeta për thyerje të privatësisë në dhomën e hotelit.
Në vitin 2002, Roger Insall, editori investigativ i gazetës “Sunday People”, duke pozuar si një vrasës me pagesë, regjistroi ofertën e bashkëshortes të një biznesmeni, e cila kërkonte vrasjen e tij për trashëguar pasurinë prej 1 milionë paundësh. Për këtë ngjarje, gazeta “Daily Telegraph” e datës 24 shtator 2002 shkruan: “Gjatë bisedës me zotin Insall në ambientet e kuzhinës, në shtëpinë e saj në Gidea Park në Londër, zonja Molyneux tha: ‘E dua atë të zhdukur përgjithmon뒔.
Gjykata e Krimeve të Rënda në Londër e dënoi Shelley Molyneux me 5 vite burg, falë bashkëpunimit mes gazetës dhe Scotland Yard. Në fund të procesit gjyqësor, gjykatësi e lavdëroi punën e gazetarit që shpëtoi jetën e biznesmenit.
Po në të njëjtin vit, prezantuesi televiziv John Leslie filmohet brenda në shtëpi duke thithur kokainë. Investigimi i gazetarëve të “News of the World”, që siguruan këtë filmim sekret, bëri që Leslie të pushohej nga puna, madje çoi në dhënien fund të karrierës si prezantues.
Kate Moss, një prej modeleve më të famshme britanike, në vitin 2005 do të përbënte lajm për të gjitha mediat botërore kur u filmua në mënyrë sekrete te po merrte disa viza kokainë në një studio private regjistrimi këngësh. As ajo dhe as pronarët e studios private, në asnjë rast nuk iu drejtuan gjykatës për thyerje të privatësisë nga “Daily Mirror”, shkaktimin e stresit dhe humbjen e qindra mijëra paundve nga prishja kontratës që i bëri kompania “TopShop” ku ajo ishte modele.
Katër vjet më vonë, Kerry Kantona, ish-pjesëtarja e grupit muzikor “Attomic Kitten”, u filmua po në mënyrë sekrete në ambientet e shtëpisë së saj duke u droguar. Në asnjë rast avokatët e saj nuk iu drejtuan gjykatës për shkelje të privatësisë, por Kantona kërkoi falje publike për veprimin e saj.
Nuk janë vetëm yjet e futbollit, këngëtarët, modelet, politikanët ata që në Britaninë e Madhe janë filmuar brenda në shtëpi duke kryer prapësi nga më të ndryshmet, të cilat përbëjnë interes publik për t'u ekspozuar. Investigimeve të këtij lloji nuk u kanë shpëtuar edhe pjesëtarët e familjes mbretërore.
Më 4 shtator 2005, gazeta “News of The World” ekspozoi princeshën Michael, e cila përdorte statusin e anëtarit të familjes mbretërore për të shitur shtëpinë. I gjithë pazari për të shitur shtëpinë, së bashku me tokën që e rrethonte, mes saj, bashkëshortit dhe gazetarit që u paraqit si një blerës potencial, u zhvillua në dhomën e saj të pritjes, ku edhe u filmua gjithçka. Princesha në asnjë rast nuk pretendoi për thyerje të privatësisë.
Pas gjithë këtyre shembujve me të drejtë lind pyetja: Kur në Britaninë e Madhe, djepin e demokracisë botërore, këto filmime nga gazetarët nuk janë cilësuar në asnjë rast shkelje të privatësisë, përse në Shqipëri një gjykatës si zoti Bendo merr guximin t’i quajë filmimet e Fiks fare me zotin Pango si shkelje privatësie?
TCH: Hakmarrja e gjyqtarit Bendo
Gjyqtari Agim Bendo ka pasur konflikt interesi me emisionin “Fiks fare” dhe, si i tillë, ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga gjykimi i çështjes “Pango”. Dhe nuk do të ishte ky rasti i parë, pasi janë me dhjetëra gjyqtarë që kanë hequr dorë nga proceset gjyqësore që u kanë rënë për gjykim menjëherë sapo kanë konstatuar konflikte të ngjashme interesi.
Disa vite më parë, emisioni “Fiks fare”, gjatë trajtimit të një teme mbi fajdet, në një letër të Shemsie Kadries, përmend edhe emrin e një personi të quajtur Agim Bendo. Menjëherë pas emisionit gjyqtari reagoi fort përmes një letre drejtuar emisionit “Fiks fare” që të përgënjeshtrohej ky fakt dhe të bëhej saktësimi se emri Agim Bendo nuk i përkiste gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës. E, duke qenë se gjyqtari kërkoi me ngulm saktësimin, “Fiks fare” në atë kohë reagoi. Kjo përplasje në Drejtësi konsiderohet precedent dhe konflikt interesi, konflikt të cilin gjyqtari e përmend në rastin “Pango”, por siç duket ka harruar ta shohë në rastin e tij. Dhe, një konflikt i tillë, në jo pak raste ndikon edhe në gjykimin e çështjeve siç është kjo mes Fiksit dhe zotit Pango. Në pozicionin e juristit, Spartak Braho shprehet se të paktën moralisht Agim Bendo duhet të jepte dorëheqjen nga gjykimi. “Nëse ka konflikt interesi, kjo është një çështje procedurale gjyqësore; nga pikëpamja morale, po të isha unë në vend të tij, do të hiqja dorë”, - thotë Braho.
Vetë Agim Bendo ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi në procesin ku Agim Shehu kërkonte rikthimin e gradave tre vjet më parë, pasi në vitin 1998, Gjykata e Tiranës, që drejtohej në atë kohë po nga Agim Bendo, kishte dhënë një vendim që ia kishte hequr gradat gjeneralit. Gjyqtarja Zina Sollaku refuzoi të ishte pjesë e trupës gjyqësore kur një “showgirl” paditi Prokurorinë e Krimeve të Rënda për publikim të filmimeve, duke u shprehur se në atë kohë bashkëshorti i saj, Theodhori Sollaku, ishte prokuror i Përgjithshëm e për rrjedhim edhe drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe ajo kishte konflikt interesi.
Të tjerë gjyqtarë që kanë dhënë dorëheqjen për konflikt interesi janë Kreshnik Omari për çështjen “Gërdeci”, Fatos Qato për çështjen e Mero Bazes dhe po kështu, për të njëjtën çështje Zina Sollaku, pasi ajo kishte një çështje të pazgjidhur në Gjykatën e Shkallës së Parë me Bazen.
21 Qershor 2010