Xhesika Alba, aktorja seksi pozon për revistën “Genlux”
Imazh i një “maceje seksi”, Xhesika Alba u thotë lamtumirë kopertinave provokuese dhe pozon për revistën “Genlux”. Megjithatë, rezultati nuk ishte ai që pritej, sepse Xhesika arrin të turbullojë ëndrrat e lexuesve edhe duke pozuar përkrah një kukulle. Rezultoi krejt e kundërta edhe pse ajo dha mesazhin “Nuk jam një Barbi”, nga këto fotografi mund të shohim sensualitetin e aktores bukuroshe, ashtu siç mund të vijë natyrshëm vetëm në rastin kur ajo përpiqet të fshehë anën seksi. Ajo shprehet se kurrë nuk i ka pëlqyer imazhi i aktores me trup seksi dhe aspak me tru. Gjithçka ka ndryshuar për mirë thotë aktorja pas lindjes së vajzës rreth dy vjet më parë. Në atë kohë shumë revista i propozuan të pozonte nudo, por ajo gjithmonë i refuzonte kërkesat. Nuk u tundua bukuroshja as nga çmimi “Gruaja më e dëshiruar në planet”.
21 Qershor 2010