Luli Bitri, aktorja më e mirë në Francë
TIRANË- Filmi “Amnistia” i Bujar Alimanit i ka dhuruar aktores Luli Bitri çmimin “Aktorja më e mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Vernon në Francë për interpretimin e rolit protagonist të Elsës.
Bitri u shpreh se për të gjëja më e bukur është që ky çmim i erdhi në sheshin e xhirimit ku po xhironte një film me metrazh të shkurtër. “Për mua është hera e parë që marr çmim si aktorja më e mirë dhe është një ndjesi e bukur të të vlerësojë dikush, ndihem shumë mirë”, tha Bitri.
Aktualisht filmi “Amnistia” po konkuron në shumë festivale dhe pas pak ditësh, në 22-30 korrik, Luli Bitri do të jetë në Festivalin e Filmit në Sarajevë, një nga festivalet më të rëndësishëm në Ballkan. Edhe në këtë konkurim ajo do të garojë për çmimin aktorja më e mirë.
Në filmin “Amnistia”, premiera e të cilit u shfaq në Berlinale, Bitri interpreton roli e një gruaje të thjeshtë e cila gjatë rrjedhës normale të jetës së saj dashurohet me Shpëtimin, ndërsa të dy presin që bashkëshortët e tyre të dalin nga burgu. Një histori dashurie që përfundon në tragjedi dhe një marrëdhënie që mbetet një meteor i papërfunduar.
“Amnistia” është prodhuar nga Qendra Kombëtare Kinematografike me partnerë Greqinë dhe Francën dhe ka shënuar një rekord për kohën tre mujore të xhirimeve të tij në fund të muajit shtator 2010 në Tiranë dhe Pogradec.
Pa premierës në Berlinale dhe më pas në Tiranë, filmi ka konkuruar në disa festivale ndërkombëtare ku ka tërhequr disa çmime.
(d.b/ATA/BalkanWeb)