Cruz dhe Allen përsëri bashkë
Aktorja Penelope Cruz ka aterruar javën e kaluar në Romë, ku planifikon të fillojë xhirimin e filmit të ri të regjisorit amerikan, Woody Allen. Filmi i ri i Allen titullohet “Bop Decameron”.
Aktorja spanjolle njoftohet se në Romë ka arritur bashkë me të birin e saj 6-muajsh, e rrethuar nga truprojat.
Ndryshe, Penelope Cruz edhe më parë ka qenë pjesë e filmave të drejtuar nga regjisori njujorkez, si ishte rasti me filmin e vitit 2008, “Vicky, Christina, Barcelona”.
Në filmin e ri Cruz do të aktrojë krah për krah me aktorë italianë, si Roberto Benigni, Antonio Albanese dhe Ricardo Scamarcio, por edhe me aktorët hollivudian si Jesse Eisenberg dhe Alec Baldwin.
Sipas njoftimeve të mediave italiane, xhirimet e para të filmit filluan qysh ditën e hënë, ndërkaq ato është paraparë të përfundojnë deri në fund të muajit gusht. Përveç fakti se filmi bazohet në veprën filmike tëGiovanni Boccaccio’s, “The Decameron”, nuk janë dhënët detaj tjera për publikun.
Filmi planifikohet të dalë nëpër kinema në vitin 2012.