E Diel, 1 Nëntor 2026

Lulzim Basha: Marrëdhënie të re mes bashkisë, qytetarëve dhe bizneseve

01-05-2011 / Gazeta 55

Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Lulzim Basha takon tregtarët dhe gratë kryefamiljare. 

Kandidati për Kryebashkiak në Tiranë, Lulzim Basha parashikon krijimin e një marrëdhënieje të re mes bashkisë, qytetareve dhe bizneseve. Pasi është njohur me problematikën e madhe të tregut çam që nga taksat e larta, infrastruktura rrugore, e mungesa e pastrimit, Basha deklaroi se pas 8 majit do ti jepet fund praktikës së vjeljes së taksave nga Bashkia, pa ofruar shërbime
Në platformën e Lulzim Bashës, një vend i veçantë u kushtohet edhe grave. Basha parashikon që në bashkëpunim me biznesin të krijojë kushte për trajnimin e grave, mbështetje për hapjen e bizneseve prej tyre, etj.
Mbështetje të veçantë Lulzim Basha parashikon edhe për gratë kryefamiljare, për punësimin, strehimin dhe arsimimin e fëmijëve të tyre.
Lulzim Bashës kandidat për kryebashkiak në Tiranë, çdo ditë po merr mbështetje edhe nga artistët. Agim Krajka e Bujar Kapexhiu e kanë mbështetur se fundmi hapur Lulzim Bashën.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›