Zgjedhjet vendore ne Lezhe

Lezha eshte nje nga qytetet e njohura ne Shqiperi per shkak te Memorialit te vendvarrimit te Skenderbeut dhe portit te Shengjinit. Ne kete qytet me rreth 35 mije banore kandidojne per Kryetar te Bashkise dy figura te njohura Viktor Tusha i Levizjes Socialiste per Integrim dhe Aleances per Qytetarin dhe Gjoke Jaku i Partise Socialiste dhe Aleances per te Ardhmen. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Pellumb Sulo ishte ne Lezhe ku bisedoi me te dy kandidatet per Kryetar te Bashkis.