Romë, zhvillohet Mesha e Lumturimit të Papa Gjon Pali II
Qindra mijëra vetë kanë mbushur sheshin e Shën Pjetrit në Romë, ku ka filluar ceremonia e lumturimit të papa Gjon Palit të II. Shumica e tyre mbajnë flamuj polakë. Rreth 70 delegacione qeveritare dhe 40 krerë shtetesh apo përfaqësues të tyre kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Shteti shqiptar është i përfaqësuar nga Presidenti i vendit Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Në këtë ceremoni merr pjesë edhe kryeministri I Kosovës, Hashim Thaçi.
Personalitetet shqiptare ndodhen ne Vatikan me ftesë së Selisë së Shenjtë.
Ceremonia po zhvillohet në sheshin Shën Pjetri. Festimet filluan që të shtunën me një meshë, ku murgesha franceze rrëfeu për shërimin e saj nga sëmundja e Parkinsonit, pasi ajo i ishte lutur papa Gjon Palit. Vetë papa Gjon Pali ka vuajtur nga sëmundja e Parkinsonit. Kjo mrekulli shërimi ishte kushti për hapjen e procedurës së lumturimit. Papa Gjon Pali i II ka udhëhequr kishën katolike nga vitit 1978 deri në 2005.
Papa Vijtila dha një kontribut të vyer për njerëzimin. Papa ndihmonte të rinjtë që kishin prirje fetare.
Papa Vojtial ndihmoi për nj miqësi mes popujsh. Dymbëdhjetë gjuhë të botës do të dëgjohen sot për lumturimin e papa Gjon Palit II, papës misionar i cili udhëtoi në të gjitha kontinentet dhe takoi njerëz në të gjithë botën. Polonishtja, italishtja, spanjishtja, portugalishtja, anglishtja, tamilishtja dhe suahilishtja do të përdoren gjatë përgatitjes së meshës së lumturimit. Spanjishtja, frëngjishtja, rusishtja, gjermanishtja dhe anglishtja do të përdoren për lutjet e besimtarëve në meshë. Polonishtja, anglishtja dhe latinishtja do të përdoren për leximet biblike. Italishtja dhe latinishtja do të përdoren për ceremoninë festive.