E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lulzim Basha: Nuk ka rrezik për përmbytje tjetër në Shkodër, kaskada nën kontroll

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, deklaroi sot nga qyteti i Shkodrës se situata hidrike në kaskadat e hidrocentraleve nuk paraqet rrezik për përmbytje. Deklarata e Bashës u bë gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave për të analizuar situatën e krijuar në vend pas reshjeve që kanë rënë ditët e fundit. “Janë marrë të gjitha masat për një menaxhim sa më të mirë të situatës në të gjitha hidorcentralet e vendit”, u shpreh Basha. Ministri i Brendshëm theksoi se situata në kaskadën e hidrocentralit të Fierzës është në normat e lejueshme nga rregulloja e menaxhimit të kaskadave. Ai shtoi se shifra e prirjeve prej 1200 metër kub për sekondë në hidrocentralin e Fierzës është e pranueshme dhe nuk përbën asnjë shkas për të marrë masat të tjera emergjente. Ministri Basha u shpreh se autoritet përgjegjëse po e ndjekin nga afër situatën dhe kanë janë në gatishmëri për çdo të papritur. Duke bërë një analizë të reshjeve, shtabi i emergjencave nuk e ka vlerësuar situatën si alarmante. Ministri i brendshëm përsëriti sot në mënyrë të prerë se nuk mund të flitet për përmbytje tjetër në Shkodër, duke shuar kështu entuziazmin e zi që shfaqën sot gjatë ditës mediat elektronike të Edvinit, duke paralajmëruar se tashmë po vinte një përmbytje tjetër për ultësirën e Nënshkodrës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›