E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni i Asamblesë së KE, viziton sot Shqipërinë, nesër takime intensive me krerët e shtetit, për situatën politike

Ngërci politik është parathënia e krerëve më të lartë të Këshillit të Evropës në takimet me përfaqësues të politikës shqiptare. Delegacioni i cili kryesohet nga Presidenti i Asamblesë, Mevlut çavusoglu mbërrin sot në Shqipëri, ndërsa në orët e para të ditës së nesërme do të startojë axhenda e takimeve me Kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, Presidentin e Republikës, Bamir Topi dhe në fund me kreun socialist, Edi Rama. Misioni i Asamblesë së Këshillit të Europës vjen në Tiranë pas rezolutës së miratuar në 28 janar nga ky institucion i cili mbështet zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri dhe kthimin e opozitës në Kuvend.


Axhenda/Gjatë takimeve, delegacioni do të informohet për ecurinë e negociatave të tryezës së thirrur nga kreu i shtetit mes dy liderëve kryesorë politikë në vend Rama e Berisha për të zgjidhur krizën. Më tej, delegacioni i KiE do të takohet me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe në orën 11.45 është planifikuar takimi me kryeministrin Sali Berisha, në selinë e Kryeministrisë. Ndërkaq, më vonë, rreth orës 15:15, delegacioni do të takohet me kryetarin socialist, Edi Rama dhe drejtues të tjerë të partisë në opozitë me të cilët do të qëndrojnë të paktën 60 minuta. Pas të gjithë këtyre takimeve në orën 17.00 do të takohen sërisht në presidencë me kreun e shtetit Topi për të diskutuar përmbylljen e takimeve. Përveç kreut të Asamblesë Parlamentare të KiE, do të jenë pjesë e këtij misioni edhe dy raporterët për Shqipërinë, Jaakko Laakso dhe David ëilshire dhe liderët e 5 grupeve parlamentare. Misioni i Këshillit të Evropës ka planifikuar që të gjitha rezultatet e takimeve t’i bëjë të ditura në një konferencë për shtyp, ditën e martë, në orën 10:30.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›