Lulzim Basha hedh në gjyq Prokurorinë e Përgjithshme
Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, hedh në gjyq Prokurorinë e Përgjithshme, shkak parregullsitë e thirrjes para akuzës. Basha refuzoi dje paraqitjen në Prokurorinë e Përgjithshme, duke e konsideruar thirrjen me prapavijë politike. Madje, nëpërmjet avokatit të tij, Zef Nikaj, paditi në gjykatë prokurorin Arben Kraja, duke kundërshtuar thirrjen në Prokurorinë e Përgjithshme. Shkak për këtë refuzim, për t’iu paraqitur thirrjes së prokurorit të çështjes, Arben Kraja, kanë qenë parregullsitë në procedurën e thirrjes së klientit të tij si të pandehur në prokurori. Kjo ka qenë arsyeja pse avokati i Bashës, Zef Nikaj, ka depozituar në gjykatë një padi me objekt kundërshtim të vendimit të prokurorit. “Shpërfillja flagrante e detyrimeve ligjore dhe e vendimit të gjykatës demonstron qartë prapavijën e pastër dhe prapaskenat politike të trajtimit të kësaj çështjeje dhe përdorimin si një mashë politike të Prokurorisë së Përgjithshme”, - ka deklaruar avokati Nikaj pas fletëthirrjes. “Në vazhdën e reagimit tonë ligjor, bërë i ditur disa ditë më parë ndaj veprimeve flagrante të prokurorisë në kundërshtim me ligjin, në respektim të dispozitave ligjore, sot si përfaqësues ligjor i z. Lulzim Basha u paraqita pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, për t’i paraqitur të gjitha shkeljet ligjore që përmbajnë aktet procedurale të njoftimit, bazuar në nenin 130 pika 3 të Kodit të Procedurës Penale”, - u shpreh gjatë një konference për shtyp avokati Nikaj, një orë e gjysmë pasi kishte dalë nga zyra e prokurorit Kraja. Sipas tij, në mënyrë të shkruar i ka paraqitur prokurorit të çështjes, të gjitha parregullsitë ligjore të veprimeve të tyre. Madje, sipas tij, për këto parregullsi ka kërkuar pavlefshmërinë e akteve procedurale edhe përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Nikaj përfundoi deklaratën e tij për shtyp se “nuk ka pasur asnjë lloj njoftim akuze apo marrje cilësie të pandehuri për klientin tim Lulzim Basha dhe nuk ka asnjë akt ligjor që t’i ketë atribuuar z. Basha cilësinë e të pandehurit në bazë të nenit 34 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale”.
Padia
Avokati i Lulzim Bashës ka deklaruar për mediat se ka depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës një kërkesë-padi, ku kërkon kundërshtimin e thirrjes së klientit të tij si i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme, madje duke i konsideruar si me prapavijë politike këto lëvizje të organit qendror të akuzës. “Në vazhdën e reagimit tonë ligjor të bërë të ditur disa ditë më parë ndaj veprimeve flagrante të prokurorisë në kundërshtim me ligjin, në respektim të dispozitave ligjore, sot si përfaqësues ligjor i z. Lulzim Basha u paraqita pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për t’i paraqitur të gjitha shkeljet ligjore që përmbajnë aktet procedurale të njoftimit, bazuar në nenin 130 pika 3 të Kodit të Procedurës Penale”, - u shpreh avokati Nikaj, ndaj dhe për këto parregullsi i është drejtuar gjykatës.
Shkresat
Avokati Zef Nikaj argumentoi gjatë deklarimit të tij se “në thelb këto veprime në tërësinë e tyre tregojnë abuzim me pushtetin ligjor nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, si dhe shkelje të dispozitave të Kushtetutës së Shqipërisë që mbrojnë dhe garantojnë të drejtat dhe liritë e individit për një proces të rregullt ligjor”. “Më datë 24 nëntor 2008, unë avokat Zef Nikaj u njoha nëpërmjet klientit tim z. Lulzim Basha me një shkresë të datës 24 nëntor 2008 të nënshkruar nga Prokurorja e Përgjithshme e Republikës, znj. Ina Rama bashkëlidhur së cilës gjendej fletëthirrje po e datës 24 nëntor 2008 nënshkruar nga prokurori Arben Kraja”, - deklaroi avokati. Nikaj ka sqaruar gjatë deklarimit të parë të tij për mediat se “sipas fletëthirrjes, njoftohet klienti im z. Lulzim Basha të paraqitet në datën 27 nëntor 2008 në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo paraqitje, sipas fletëthirrjes, duhet të bëhet për t’u njohur me aktin e njoftimit të akuzës dhe për t’u marrë në pyetje në cilësinë e të pandehurit”. Nikaj kishte deklaruar se “këto dy shkresa si avokat mbrojtës i vlerësoj si shkelje flagrante të ligjit për këto arsye: Me vendim të datës 18 nëntor 2008 Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të pranojë kërkesën për anulim të vendimit për zgjatjen e afatit të hetimeve për procedimin penal nr. 1 të vitit 2007. Sipas këtij vendimi, i marrë në bazë të nenit 325 të Kodit të procedurës penale dhe bazuar në nenin 325 pika 3 të Kodit të procedurës penale... “hetimet nuk mund të vazhdojn녔. Pra, pas datës 06-11-2008 nuk mund të kryhet asnjë veprim hetimor për llogari të kësaj çështjeje, përndryshe çdo veprim është absolutisht i pavlefshëm dhe i papërdorshëm. Është shkelur neni 34 i kodit të procedurës penale në pikën 1 të tij, sipas të cilit, në rastet kur bëhet një njoftim i tillë së bashku me aktin e letërthirrjes, duhet të të bëhet i ditur edhe akti i akuzës konkrete, në të cilin duhet të tregohen “të dhëna të mjaftueshme për marrjen si të pandehur”. Pra, duhet të tregohen prova dhe fakte në ngarkim të personit, të cilit duhet t’i atribuohet akuza dhe të tregohet dispozita penale konkrete, me qëllim për të vendosur të pandehurin në kushtet e mbrojtjes ligjore. Kjo letërthirrje nuk është shoqëruar me asnjë dokument të tillë, ç’ka përbën një shkelje të rëndë ligjore”.
Përmbajtja e fletëthirrjes
Të paraqitet në prokurori në datë 27-11-2008 ora 14:00, si dhe kërkohet të pyetet në cilësinë e të pandehurit. Të dyja këto kërkesa të Prokurorisë së Përgjithshme si organ që hetoi çështjen konkrete janë shkelje ligjore, sepse klienti im në cilësinë e personit nën hetim nuk mund të detyrohet të paraqitet në prokurori, për të kryer ndonjë veprim procedural, përveçse kur ai e sheh të arsyeshme, që me dëshirë të kryejë diçka të tillë. Po kështu, edhe kërkesa e prokurorisë për të realizuar pyetjen e klientit tim në cilësinë e të pandehurit është tërësisht në shkelje flagrante ligjore, sepse ky është një veprim i pastër dhe klasik hetimor, i cili i ndalohet prokurorisë sipas vendimit të datës 18 nëntor 2008 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Letërthirrja që i është komunikuar klientit tim mbart edhe një shkelje ligjore tjetër të rëndë, pasi sipas nenit 34 të kodit të procedurës penale, një njoftim i një akuze eventuale duhet domosdoshmërish t’i komunikohej edhe mbrojtësit të tij, me qëllim garantimin e së drejtës së mbrojtjes. Në këtë rast, unë si avokat mbrojtës, nuk kam marrë asnjë njoftim zyrtar. Të gjitha këto akte dhe veprime procedurale janë absolutisht të pavlefshme në kuptim të nenit 128 dhe të papërdorshme në bazë të nenit 151 pika 4 të kodit të procedurës penale. Në thelb këto veprime në tërësinë e tyre tregojnë abuzim me pushtetin ligjor nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, si dhe shkelje të dispozitave të Kushtetutës së Shqipërisë, që mbrojnë dhe garantojnë të drejtat dhe liritë e individit për një proces të rregullt ligjor. Shpërfillja flagrante e detyrimeve ligjore dhe e vendimit të gjykatës demonstron qartë prapavijën e pastër dhe prapaskenat politike të trajtimit të kësaj çështjeje dhe përdorimin si një mashë politike të Prokurorisë së Përgjithshme. Për të gjitha këto veprime arbitrare, në kundërshtim të hapur dhe flagrant me ligjin dhe Kushtetutën do të ndjekim rrugën ligjore nga ana jonë.
Zef Nikaj
“Nuk ka pasur asnjë lloj njoftim akuze apo marrje cilësie të pandehuri për klientin tim Lulzim Basha dhe nuk ka asnjë akt ligjor që t’i ketë atribuuar z. Basha, cilësinë e të pandehurit në bazë të nenit 34 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale”