Arrestohet futbollisti i Teutës, plagosi me pistoletë një person
Mesfushori i ekipit të futbollit të Superligës, Teuta e Durrësit, është arrestuar nga policia, pasi ka qëlluar me armë, duke plagosur një person.
Mesfushori Qazim Buna ka rënë në prangat e agjentëve, pasi gjatë një zënke me një shokun e tij, ka përdorur armën të cilën e mbante me vete, një pistoletë të tipit “Zastava”. Reagim të menjëhershëm ka pasur edhe nga klubi i futbollit durrsak, ku presidenti i ekipit ka deklaruar se “Buna do të përjashtohet përgjithnjë nga ky ekip”.
Sipas burimeve të Drejtorisë së Policisë së qytetit bregdetar 30-vjeçari Qazim Buna, banor i lagjes 7 në Durrës, ka pasur një konflikt mesditën e djeshme me shtetasin A. Pasha, grindje e cila ka degjeneruar me rrahje dhe më pas edhe plagosje të A. Pashës. Sipas burimeve policore, Qazim Buna gjatë këtij konflikti ka pasur me vete një armë zjarri, pistoletë "Zastava" e pajisur me një krehër me një fishek. Për të eliminuar nga skena e plagosjes armën e zjarrit, autori i është drejtuar mikut të vet për t’ia fshehur armën. Sipas të dhënave të policisë, Buna ia ka dhënë pistoletën shtetasit Bejtush Bejtja, në kohën që ka parë policinë. Ky shtetas ka qenë i pranishëm në momentin e grindjes së Bunës me Pashën. Menjëherë është lajmëruar edhe policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje. Ajo i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit, duke e transportuar atë në spital. Më pas ka filluar nga puna për kapjen e autorit të plagosjes, i cili është mesfushori i ekipit të futbollit të qytetit. Pas kapjes së autorit, është arrestuar edhe shtetasi Bejtush Bejtja, të cilit iu gjet arma me tytë ende të nxehtë nga përdorimi. Arrestimi i futbollistit durrsak për plagosjen me armë zjarri në qytet ka indinjuar drejtuesit e klubit të futbollit, të cilët e kanë dënuar qëndrimin e mbajtur prej tij.