Lulzim Basha i drejtohet gjykatës për njohjen e mandatit
14/07/2011 Konstituimi i këshillit bashkiak, Kolegji Zgjedhor nesër shqyrton ankimimin e PD-së
Fituesi i garës elektorale për kreun e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, është paraqitur dje në gjykatën e rrethit gjyqësor për të marrë mandatin e tij. Duke ndjekur procedurën ligjore në zbatim të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal”, Basha i është drejtuar gjykatës së rrethit të Tiranës për të marrë mandatin. Me mbarimin e gjykimeve nga Kolegji Zgjedhor, ku Basha rezultoi në fund fitues me 93 vota më shumë se Rama, pasi ka marrë dhe dokumentacionin e nevojshëm në KQZ, që vërteton zgjedhjen e tij, ai i është drejtuar gjykatës për vlerësimin e mandatit të tij. Në bazë të ligjit “Për pushtetin vendor”, kandidati fitues paraqitet para KQZ-së dhe kërkon prej këtij të fundit një vërtetim për shpalljen e tij fitues i zgjedhjeve në Tiranë. Gjithashtu atij i vihet në dispozicion dhe vendimi përkatës i KQZ-së si dhe çdo vendimmarrje e Kolegjit Zgjedhor që ka lidhje me zgjedhjen e tij. Më pas ligji parashikon që kandidati fitues me dokumentacionin e marrë nga KQZ-ja i drejtohet një gjyqtari të vetëm në gjykatën e Tiranës për të vlerësuar në mënyrë krejt formale ligjshmërinë e zgjedhjes së tij. Me vendimin e vlerësimit të ligjshmërisë së dokumentacionit të paraqitur kandidati fitues i drejtohet sekretarit të bashkisë, i cili nga ana e vet organizon thirrjen e këshillit bashkiak, duke caktuar datën përkatëse të konstituimit të tij dhe ku natyrisht bëhet dhe betimi i kryebashkiakut të ri.
Seanca në Kolegj
Kërkesa ankimore e Partisë Demokratike, e dorëzuar dy ditë më parë në Kolegjin Zgjedhor, do të shqyrtohet nesër nga ky i fundit, i cili më pas do të japë vendimin e tij për konstituimin e këshillit bashkiak të Tiranës. Seanca e nesërme në Kolegj do të fillojë në orën 10:00 të paradites, ku relatore e çështjes do të jetë gjyqtarja Meriban Mullai. Ndërsa sa i përket pjesës tjetër të trupës gjykuese, ajo do të përbëhet nga gjyqtarët Astrit Kalaja, Tomë Ndreca, Entela Prifti dhe Petraq Dhimitri. Në objekt-padinë e saj Partia Demokratike i kërkon Kolegjit Zgjedhor të Apelit ndarjen e mandateve të 55 anëtarëve të këshillit bashkiak të Tiranës. PD-ja, si subjekt i interesuar, kërkon konstituimin e këshillit në bazë të tabelave përmbledhëse të nxjerra nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve pas mosmiratimit të vendimit të KQZ-së në mbledhjen e së hënës. Nga tabela e nxjerrë nga KQZ-ja rezulton se 28 mandate janë marrë nga koalicioni i djathtë “Aleanca për Qytetarin”, ndërsa koalicioni i majtë “Aleanca për të Ardhmen” do të ketë 27 mandate.