S`pagoi orët shtesë të punës, gjobë 80 mijë euro pronarit
14/07/2011 Tre SMS kërcënuese dhe hedhja e lekëve nga ballkoni. Akuza: 5 të rinjtë të pandehur
TIRANE-“Burri juaj duhet të na paguajë 80 mijë euro, në rast të kundërt ai nuk do ju vijë më në shtëpi”. Një mesazh i tillë i dërguar nëpërmjet telefonit celular i ka mbërritur bashkëshortes së biznesmenit shkodran Xhavit Kasemi, teksa ajo ishte duke udhëtuar në drejtim të shtetit malazez. Gruaja është shqetësuar, por sërish nuk e ka marrë seriozisht çështjen, por vetëm pas kthimit nga Mali i Zi, kur një mesazh tjetër me tekst “Nuk i keni sjellë paratë. Dimë ne si të veprojmë ndryshe. Nëse lajmëroni policinë do të ketë pasoja”, ka bërë që ajo të vërë në dijeni bashkëshortin e saj biznesmenin Xhavit Kasemi, i cili më pas e ka denoncuar ngjarjen në polici. Lidhur me këtë gjobëvënie, Prokuroria për Krime të Rënda ka identifikuar 5 autorët dhe se momentalisht dosja në ngarkim të tyre i ka kaluar gjykatës. Të identifikuarit janë minorenët Grelindo G.,16 vjeç, Flavio Gj., 16 vjeç, Ernaldo K., 16 vjeç, Denato N., 17 vjeç dhe Dedë Sh., 18 vjeç dhe për shkak të moshës së tyre gjykata ka vendosur që të pandehurit të ndiqen penalisht në gjendje të lirë. Nga administrimi i materialeve shkresore në dosje, konstatohet se pasi janë vënë në dijeni organet e rendit mbi këtë situatë, Prokuroria ka vënë në përgjim telefonat e të miturve. Nga bisedat e përgjuara është mësuar se ngjarja kishte për “fillese” pakënaqësinë e të pandehurit Grelindo G., për mospagimin e orëve shtesë të punës një vit më parë, teksa ishte i punësuar tek biznesmeni Xhavit Kasemi. Ndërkohë që nga deklarimet dhënë para grupit hetimor vetë të dëmtuarit, bashkëshortët Kasemi, kanë deklaruar se nuk kishin asnjë konflikt me asnjë person në qytetin e Shkodrës. Për të vënë në zbatim të gjithë planin, i pandehuri Grelindo G. ka siguruar edhe një pistoletë, të cilën e ka marrë tek i pandehuri Dedë Sh. Ditën e ngjarjes ai i ka blerë të njëjtit person edhe tre plumba. Gjatë bisedave telefonike të përgjuara mes keqbërësve dhe të dëmtuarës, e dëmtuara u thotë që kishte bërë gati vetëm gjysmat e lekëve. Po sipas bisedave, Grelindo G. i thotë Denato N. që “ajo ka vetëm gjysmat” dhe e pyet “na dalin apo jo”. Ndërkohë që i pandehuri Denato N. i përgjigjet “Po!”. Vendi i takimit për të marrë shumën e parave është lënë në oborrin e pallatit ku banon çifti Kasemi. Në zonë janë përqendruar dy patrulla të policisë së Shkodrës. Duke u druajtur nga policia, ata i kanë kërkuar të dëmtuarës që paratë t’ua hidhte nga ballkoni. Por teksa është afruar me një motor, të cilin e kishte siguruar nga një prej të pandehurve të tjerë, Grelindo G. është vënë re prezenca e policisë. Gjatë largimit me motor, ai është rrëzuar dhe është kapur nga një oficer i zonës. Më pas është bërë arrestimi i tij në kushtet e flagrancës. Ndërkohë që pak më vonë është bërë ndalimi edhe i katër personave të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij. Pas arrestimit ata janë marrë në pyetje nga grupi i hetimit, ku gjatë këtij procesi të miturit kanë pranuar autorësinë e krimit.