E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakërohet klipi i Dr.Florit kundër Ramës, fshihen edhe komentet

flori3Pas lançimi të këngës më të re të Dr.Florit, si një formë proteste dhe zhgënjimi ndaj Partisë Socialiste, duket se kanë ardhur dhe reagimet e para.

Publikimi i këngës u prit me mjaft interes në rrjetet sociale, por pak orë pasi ajo është hedhur në YouTube, është hakëruar. Ku kënga është fshirë, madje edhe komentet që shumica e të cilave shanin kreun e opozitës.

Stafi i Dr.Florit ka bërë fshirjen e klipeve të mbyllura dhe më pas klipi është hedhur sërish në YouTube, ku sërsh ka patur hakërime.

Dje reagoi edhe Partia Socialiste, e cila në disa rrjete sociale ka hedhur një fotomontazh të këngëtarit sëbashku me gazetarin Blendi Fevziu, ku shkruhej dixhitura: Ne jemi qerosët, përpara!

Kënga Zemërthyer tregon zgënjimin e këngëtarit nga alenaca Meta-Rama, duke qenë se ai ka qenë dhe këngëtari i PS-së. Duket s ekjo këngë ka pasur ndikim të madh tek publiku dhe ka ngjallur shqetësim tek selia rozë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›