Lulzim Basha regjistron përkrahësin e 100-mijtë në facebook
13/04/2011 Rivali i tij Edi Rama figuron me 44 mijë mbështetës më pak
Lulzim Basha, kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, ka shënuar dje përkrahësin e 100-mijtë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook. Me anë të një mesazhi, kandidati Basha ka falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur përkrahjen e tyre për fitoren e tij në kryeqytet. “Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që po më jepni në këtë fushatë. Ndihem i nderuar, i privilegjuar dhe i prekur nga përkushtimi, optimizmi dhe entuziazmi i secilit prej jush. Çdo minutë juaja do të thotë shumë dhe unë nuk gjej fjalë për të përshkruar ndjenjat e respektit dhe mirënjohjes për secilin prej jush. Bashkë ne do të bëjmë të mundur ndryshimin e madh për Tiranën. Bashkë ne do të krenohemi me Tiranën evropiane. Shprehja e mirënjohjes nuk është e lehtë, por thjesht po them: ‘Faleminderit!’”, shprehet Basha në mesazhin e tij. Por deri në orët e mbrëmjes ky numër e ka kaluar shifrën e 103 mijë përkrahësve. Por edhe rivali i tij Edi Rama ka hapur një faqe në rrjetin social facebook, dhe deri në orët e mbrëmjes shifra arrinte në rreth 59 mijë përkrahës, ose e thënë ndryshe rreth 44 mijë përkrahës më pak se Lulzim Basha. Duhet theksuar se këtë faqe Lulzim Basha e ka hapur pak kohë më parë, ndërsa vetë Rama ka përdorur një faqe ekzistuese, e cila kishte në fillimet e saj dhjetë mijë përkrahës. Faqja e kandidatit Basha përmban dhe mesazhe të shumta të përkrahësve, të cilat i urojnë atij fitoren në zgjedhjet e tetë majit për Tiranën. Moda e përkrahësve në facebook për zgjedhje është futur fillimisht si modë e të bërit fushatë nga Presidenti amerikan Barack Obama, dhe i shërbeu atij dhe si një prelud për një fitore të ardhshme.