Apeli, auditët kujdes me raportet për bankat
13/04/2011 Fullani: Ekonomia shqiptare e stabilizuar. Të rritet kreditimi
Postkriza kërkon një mbikëqyrje më të madhe të sistemin bankar. Mësimet që dalin nga kriza e dy viteve më parë e kanë detyruar Bankën e Shqipërisë që të marrë një sërë masash për të mos u gjendur në situata të vështira. Për herë të parë Guvernatori Ardian Fullani ka artikuluar faktin se mbikëqyrësit që përgatisin raportet për të dhënat financiare të bankave të nivelit të dytë në vendin tonë duhet të bëjnë kujdes të veçantë. Deklarata është bërë gjatë konferencës së 24 vjetore të Grupit të Mbikëqyrësve Bankarë të Evropës Qendrore dhe Lindore, BSCEE organizuar nga Banka e Shqipërisë.
Këshillat
Sipas Guvernatorit Fullani, kriza ishte e jashtëzakonshme, të tilla ishin edhe masat që ne ndërmorëm, pasi falë tyre sistemi bankar tregoi se është i aftë t`i përballojë rreziqet. Megjithatë, politikat mbikëqyrëse po përshtaten me qëllim konsolidimin e sistemit. “Politikat makroprudenciale të mbikëqyrjes post-krizë, me gjithë progresin e bërë kohët e fundit, kanë nevojë për rregullime të mëtejshme. Për këtë qëllim, institucionet e specializuara ndërkombëtare duhet të përqendrohen më shumë për një përkufizim dhe rakordim më të detajuar, për t’i përshtatur ato vazhdimisht me zhvillimet e tregjeve”, tha Fullani. Sipas tij, institucionet bankare dhe personeli i tyre duhet që në marrëdhëniet me klientët dhe publikun në përgjithësi të reflektojnë standardet më të larta të sigurisë, të komunikimit e transparencës. “Kuadri rregullativ mbikëqyrës po plotësohet për të nxitur më tej këto zhvillime. Mbikëqyrësit e bankave, nga ana e tyre duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje në kontrollet dhe raportet që përgatisin, kulturës, integritetit dhe sjelljes që karakterizon punën e çdo banke. Një mësim tjetër i madh që vjen nga kriza është dhe shmangia me çdo kusht e përqendrimeve të mëdha, si dhe e varësisë nga fondet financiare afatshkurtra. Prioritet mbi të gjithë prioritetet mbetet adoptimi i praktikave të kujdesshme të administrimit të rrezikut”, tha ai.
Kreditimi
Ekonomia shqiptare mbetet e stabilizuar duke shënuar edhe rritje. Sipas tij, situata aktuale ekonomike është e stabilizuar e krahasuar me periudhat e shkuara dhe ekonomia ka vijuar rritjen pozitive në intervalin 3.4-4.4 për qind. “Në veprimtarinë e kreditimit, është e nevojshme të ketë një shpërndarje më të mirë sektoriale dhe një ekuilibër më të arsyeshëm midis projekteve të investimeve publike dhe private, midis formave të kredidhënies në lekë ose në monedhë të huaj, duke e orientuar kreditimin në mbështetje të ekonomisë vendase. Ekzistojnë hapësira të mjaftueshme për bankat, që të mbështesin më shumë kreditimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të ofrojnë mundësi më të mëdha financimi në lekë”, tha Fullani. Sipas tij, për kredinë me probleme është e domosdoshme kryerja e veprimeve të vendosura dhe në kohë për ekzekutimin e garancive dhe formave të tjera të kolateralit, për rikuperimin maksimal të vlerave. Banka e Shqipërisë vlerëson se veprimtaria e kreditimit të sektorit bankar do të vazhdojë të ndeshet me një mjedis sfidues dhe përmirësimet e synuara në cilësinë e kredisë do të kërkojnë më tepër kohë për t’u realizuar.