E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lulzim Basha shpallet i pafajshem

Ka perfunduar pa filluar fare procesi gjyqesor ndaj ish- ministrit te Transporteve, Lulzim Basha (UPDATE).

Kolegji penal i Gjykates se Larte i konsideroi te pavlefshme te gjitha veprimet e prokurorise, pas perfundimit te afatit ligjor te hetimit dhe i dha fund keshtu te gjithe odisese se hetimit per nje nga ceshtjet me te perfolura te qeverisjes se demokrateve, ate te abuzimeve me tenderin e segmentit rrugor Rreshen-Kalimash.

Ne fakt, vendimi i Gjykates nuk ishte i papritur, pasi dy jave me pare i njejti vendim ishte marre edhe per ish-drejtorin e pergjithshem te rrugeve, i gjendur nen te njejten akuze me Bashen.

Ministri i Jashtem ka dale i qete nga selia e Gjykates e Larte, por gjithesesi pa mundur dot te marre vendimin e pafajesise per akuzat e bera nga prokuroria. Perpara se kolegji penal te hapte procesin ndaj Bashes, gjykata ishte perfshire nga nje tjeter proces. Te pandehurit i konsideronin vendimet e prokurorise per marrjen te pandehur, komunimin e akuzes, dergimit te fletethirrjeve per t’u njohur me akuzen, si dhe dergimin e dosjes ne gjykate, te pavlefshme.

Sipas avokateve te Bashes, keto veprime ishin bere jashte afatit zyrtar te perfundimit te hetimeve. Avokatet kishin nje arme te forte per t’u mbrojtur, pasi te gjithe veprimet e prokurorise ishin bere ne nje afat shtese hetimi, te rrezuar nga gjykata e shkalles se pare dhe te dyte.

Ceshtja e derguar nga prokuroria ne Gjykaten e Larte perfundoi sot, pasi edhe kjo gjykate i konsideroi te paligjshme veprimet e prokurorise te kryera jashte afatit zyrtar te hetimit, duke arkivuar keshtu ceshtjen e rruges Durres-Kukes dhe bashke me te edhe nje prej betejave politike me te gjata te ketij mandati qeverises.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›