E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, dogana e re e Muriqanit, e vonuar në afate

Dogana e re dhe e përbashkët si funksion, midis Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe pikërisht ajo e Muriqanit, ka nisur si projekt pilot i KE-së, me fonde të BE-së dhe megjithëse duhej të mbaronte në dhjetor të vitit 2008-të, akoma nuk duket se do të mbarojë shpejt. Tani po afron edhe zezoni i ri turistik dhe një nga doganat më moderne dhe të përbashkëta midis dy shteteve nuk ka përfunduar. Ka kohë që është thënë se kanë mbetur vetëm rifinituarat, por akoma gjendja është e njëjta në punime dhe që duket, sa kanë akoma punë për të mbaruar. Nuk mbaroi në dhjetor, por atëherë është thënë se do të mbarojë në mars, sepse koha nuk lejon. Në 14 mars përsëri është thënë se kushtet e kohës nuk kanë lejuar  dhe se do të ishte fundi i muajit mars si përfundim punimesh, por përsëri nuk ka ndonjë ndryshim. Sot në doganën e papërfunduar ka të dhëna se kanë mbetur vetëm lyerja dhe asfaltimi, por nuk shihet askush të punojë edhe pse është kohë e mirë.
Tani edhe pse nuk ka kohë të keqe dhe shi, edhe sikur të vazhdojë ky ritëm është vështirë që kjo doganë të përfundojë për zezon veror dhe fluksi patjetër që do të jetë i madh.
Gjithsesi ka të thëna nën zë për mungesë fondesh dhe po ashtu, ka tentativa se mund të mbarojë në qershor dhe të inagurohet në atë kohë zgjedhjesh, por ka të dhëna se ka edhe një neglizhencë të jashtëzakonshme dhe mos interesim, për këtë pikë nyje lidhëse, tepër të rëndësishme të Shqipërisë me Malin e Zi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›