Lulzim Basha shpërblen Kujtim Çashkun duke i dhënë forcërisht ambientet e Top Channel
Lulzim Basha është hakmarrë ndaj Top Channel, një ndër televizionet e vetme që nuk ka transmetuar asnjë kasetë të montuar të fushatës së tij zgjedhore.
Ai ka sulmuar televizionin më të madh në vend, duke i marrë një hapësirë me anë të Policisë Bashkiake dhe duke ia dhënë atë Kujtim Çashkut, njërit prej mbështetësve të Bashës gjatë fushatës, i cili ishte pjesmarrës në të ashtuquajturën Iniciativa e Tiranës.
Bëhet fjalë për një pronë tek ish-Kinostudio, e cila i është dhënë Top Channel nga ana e ministrisë së Ekonomisë.
Ndërsa njerëzit e Kujtim Çashkut kanë ngritur një portë dhe kanë marrë pronën, Policia Bashkiake ka qenë e pranishme për të bërë të mundur që Çashku të merrte pronën dhe për tia bashkangjitur akademisë së tij Marubi.
Më skandaloz është edhe fakti se në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia e Rendit, e cila nuk ka kryer asnjë veprim, pavarësisht se aty po kryhej një shkelje ligji.
Kujtojmë që dy vjet më parë që kryeministri Berisha vendosi që të merrte pronën e akademisë Marubi të Kujtim Çashkut, por vendimi u kthye prapa dhe që atëherë Çashku është kthyer në një përkrahës i PD-së.