Tema Online, mbi 3 milionë klikime në ditë
Gazeta Tema online është sot faqja më e klikuar e gazetave shqiptare në Tiranë. Për muaj të tërë ajo është me një statistikë mbi 3 milionë klikime në ditë, me një numër të qëndrueshëm vizitorësh dhe lexueshmëri të lartë. Ditën e djeshme, sipas statistikave të serverit globat.com, ku është e vendosur gazeta Tema, ajo ka pasur 3 milionë e 167 066 klikime, ndërkohë që në disa ditë të veçanta klikimet kalojnë në 4 dhe 5 milionë klikime.
Së shpejti në këtë adresë kemi planifikuar të ndërtojmë dritaren TemaTV, një kanal online, i cili do të fokusohet tek raportet gazetareske televizive dhe një program periodik. Për shkak të vështirësive financiare, të shkaktuara nga qeveria, shumë biznese hezitojnë të ofrojnë reklama edhe pse shikueshmëria e faqes është shumë e lartë.
