Lulzim Basha therritet ne prokurori
Ministri i Puneve te Jashtme Lulezim Basha thirret ne prokurori per t’u marre ne pyetje mbi aferat e dyshuara te rruges ne ndertim, Durres-Kukes. Fletethirrja mban daten 24 nentor dhe eshte nenshkruar nga Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama dhe prokurori i ceshtjes Arben Kraja.
Pavaresisht faktit se nga gjykata u urdherua mbyllja e hetimeve per kete rruge, qe dyshohet se ka abuzime ne vlera te medha financiare, hetimet po vazhdojne. Pikerisht thirrjen e Bashes ne prokurori e ka konfirmuar edhe avokati I tij, Zef Nikaj. Ne baze te fletethirrjes, Lulzim Basha duhet te paraqitet ne Prokurorine e Pergjithshme ne 27 nentor 2008.