Rama i fshihet ne Prishtine festimeve te Tiranes
Kryesocialisti Rama, ne kuadrin e nje strategjie te re, ka perf shire edhe karten e patriotit ne axhenden e ndjekur ne Republiken e Kosoves. Permes nje morie takimesh qe kreu, z.Rama ka pasur ne qender te strategjise se tij, planin komercial, ate te shitjes se "Kurbanit" por edhe ate te perkrahjes per te ardhmen, permes kartes patriotike dhe perpjekjes se forte por te deshtuar te pastrimit te imazhit prej antikombetari sa i perket sulmeve qe i ka bere Rruges se Kombit. Por vizita e tij ne Prishtine ishte dhe nje menyre per t'ju fshehur festimeve ne Tirane. Kryeqyteti, si asnje here gjate kohes qe u drejtua nga z. Rama, dje kishte atmosfere festive madheshtore e cila u shfaq ne rruget dhe sheshet kryesore te saj. Ne takimet qe kreu ne Prishtine, dukshem z.Rama nuk u mbeshtet dhe as nuk u perkrah nga prishtinasit. Per me teper ai eshte kritikuar ashper per faktin se eshte pozicionuar vazhdimisht kunder rruges qe lidh dy shtetet e nje kombi, ate Durres-Morine, e cila tani po shkon deri ne Prishtine me punimet qe po kryen pala kosovare. Duke arritur te mbledhe ne nje salle te vogel muzeu, jo me shume se 30 "fansa", z.Rama eshte perpjekur te sqaroje ata se ai nuk ishte kunder Rruges se Kombit, por sic u justifikua ai, kunder menyres si u shpenzuan parate per ndertimin e saj. Ndonese akuzoi plot here se kjo rruge ishte pre e korrupsionit, z.Rama asnjehere nuk provoi akuzat e shumta per korrupsion e ca me shume, investimi qe u be permes prokurorise, deshtoi gjithashtu. Ne diten e dyte te vizites se tij ne kryeqytetin kosovar, Prishtine, kryetari i PS Edi Rama ndersa nuk mungoi te perserise kritikat per rrugen e Kombit ne pjesen shqiptare, ka komentuar ndertimin e autostrades "Ibrahim Rugova", (pjesa e Kosoves qe lidh ate Durres- Morine) duke e vleresuar si nje rruge te standardeve evropiane. Rama duke biseduar me rreth 30 qytetare te Prishtines mbledhur per "Kurbanin", eshte shprehur se asnjehere dhe per asnje arsye PS dhe vete ai nuk ka qene kunder ndertimit te ketij segmenti strategjik per vete kombin shqiptar. Rama po ashtu mohoi "se ne kemi pasur qellim ta pengojme rrugen e kombit dhe se une e kam quajtur rruga e asgjekundit". Ai vleresoi se "qellimi ka qene i qarte e madje duket se e gjithe propaganda e bere e ka realizuar qellimin ka arritur te krijoje opinionin ne Kosove se ne kemi qene kunder projektit te "Rruges se Kombit" kemi bere cmos ta pengojme". Duke u perqendruar te "Kurbani" i tij, z.Rama tha se "ne liber ka nje moment ku une e kam prekur kete ceshtje" dhe shtoi: "Ai segment i rruges se kombit qe eshte edhe i njollosur me mekatin e nje vjedhjeje te madhe eshte e vetmja rruge e ndertuar ne keto 20 vjet ne Shqiperi qe i ka standardet mirefilli evropiane".