E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia e re e PS, emrat qe ikin dhe ata qe vijne



Mbledhja e Asamblese Kombetare te Partise Socialiste pritet te sjelle dhe kontrollin e plote te lidershipit te saj mbi nje pjese te Mendimit Ndryshe. Ndersa pritet qe ne date 3 dhjetor te publikohen dhe emrat e anetareve te rinj te Kryesise, ne korridoret e selise roze, prej kohesh, ka nisur te flitet per largimet dhe afrimet e reja ne nje prej organeve me te rendesishem te selise roze. Duke qene se nje pjese e perfaqesuesve te Mendimit Ndryshe, u kursyen nga perjashtimet me vendime forumesh, si ne grupin parlamentar, per te shmangur perplasjet, kreu i PS-se ka zgjedhur nje menyre me te bute, duke i perjashtuar me "vote". Kastriot Islami, Andis Harasani, Edlira Haxhiymeri, Saemira Pino dhe Eva Allushi jane emrat qe, sipas burimeve ne selise roze, pritet te mos futen me ne Kryesi dhe ne Sekretariatin e Partise Socialiste. Te njohur si perfaqesues te Mendimit Ndryshe dhe kritikues ne menyre te hapur ndaj politikes se ndjekur nga Rama, anetaret e forumeve te selise roze pritet te largohen me motivimin se nuk do te zgjidhen nga Asambleja. Nje pjese prej tyre mund te futen ne votim, te propozuar nga Asambleja ose nga deputetet. Nderkohe qe do te jete forumi prej 283 anetaresh, ai qe do beje perzgjedhjen e emrave. Por, duket qene se nje pjese e mire e emrave te rinj ne Asamble, jane mbeshtetes te kreut te PS-se dhe prurje qe kane marre miratimin e tij, orientimi i votes se tyre per zgjedhjen e kryesise duket se nuk do te jete i veshtire. Kete strategji e perforcon me teper dhe ideja e hedhur per nje votim ne menyre te fshehte te te gjithe anetareve te Kryesise. Nderkohe qe me pare, procedura e zgjedhjes ne Asamblene Kombetare behej me votim te hapur. Megjithe deklaratat per bashkim te Partise Socialiste, nje pjese e deputeteve te selise roze kane kerkuar perjashtimin. Bashkim Fino, Olta Xhacka dhe Artan Gaci kane deklaruar ne menyre te perseritur ne media se ndaj "zerave" te Mendimit Ndryshe duhet te ishte zbatuar me kohe rregullorja. Ne vetvete, deklarata per zbatim te vendimeve politike dhe rregullores se grupit parlamentar, nenkupton se ne rast te votimit ne Kuvend kunder vendimit te PS-se, deputetet perjashtohen nese veprimi rezulton i perseritur. Nderkohe qe ne Kryesine e re pritet te kete edhe nje sere hyrjesh te reja. Burime nga selia roze bejne te ditur se ne Kryesine e re, e cila do te jete edhe me e madhe ne numer nga ajo aktuale, do te jene emrat e deputeteve qe kane qene mjaft te angazhuar gjate viteve te fundit ne nismat e selise roze. Damian Gjiknuri, Armando Subashi, Saimir Tahiri, Vasilika Hysi, Taulant Balla, Eglantina Gjermeni jane disa prej emrave qe perfliten si anetaret e rinj te mundshem te Kryesise dhe Sekretariatit.

Anetaret e Kryesise

1. Edi Rama Kryetar i PSSH

2. Arben Isaraj

3. Arben Malaj

4. Ben Blushi

5. Erion Brace

6. Ermelinda Meksi

7. Eva Allushi

8. Gramoz Ruci

9. Ledi Shamku

10. Mimoza Hafizi

11. Namik Dokle

12. Pandeli Majko

13. Saemira Pino

14. Valentina Leskaj

15. Mimi Kodheli

16. Lindita Nikolla

Sekretariati

Andis Harasani Sekretar per Programin Politik

Arta Dade Sekretare per Marredheniet Nderkombetare

Blendi Klosi Sekretar Organizativ

Edlira Haxhiymeri Sekretare per Shoqerine Civile dhe Shanset e Barabarta

Et'hem Ruka Sekretar i Burimeve Njerezore

Fatmir Xhafaj Sekretar per Koordinimin dhe Ceshtjet Ligjore

Kastriot Islami Sekretar per Ceshtjet Zgjedhore

Besnik Baraj Sekretar per Ceshtjet e Mjedisit

Emrat qe mund te largohen

Edlira Haxhiymeri

Andis Harasani

Kastriot Islami

Eva Allushi

Saemira Pino

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›