E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kostner proletari

Protagonist i kinemase se madhe te viteve lsquo80-lsquo90 pas viteve te tera heshtjeje aktori do te rikthehet me The company man qe tregon krizen ekonomike dhe humbjen e vendeve te punes Vij nga klasa punetore dhe nuk e harroj kurre

Kevin Costner rikthehet ne ekranin e madh te kinemase me dramen qe pershkruan krizen ekonomike boterore The company men. Ne filmin e shkruar dhe drejtuar nga John Wells qe pritet te shfaqet ne SHBA pas 10 dhjetorit Ben Affleck Tommy Lee Jones dhe Chris Cooper jane tre menaxhere te nje kompanie gjigante qe paguhen shume mire jeta e te cileve tronditet nga kriza financiare Affleck dhe Cooper pushohen nga puna ndersa Jones qe vazhdon te ruaje vendin e punes ndihet ne faj kundrejt shokeve te tij. Costner 55 vjec do te luaje rolin e kunatit te Ben Affleck nje biznesmen ne fushen e ndertimit qe ndihmon kunatin e ri te rimarre veten dhe te vazhdoje serish jeten. Fituesi i cmimit Oscar ne vitin 1990 per regjine e filmit Vallezim me ujqerit dhe si producent i filmit me te mire te vitit nje superyll i kinemase se viteve lsquo80-lsquo90 keto vitet e fundit Coster ka qendruar paska ne hije larg botes se madhe te kinemase. Por ashtu si personazhet e filmit te tij te ri ka ditur si ta shfrytezoje kohen per gjerat e tij personale. Pas nje martese te gjate nga e cila pati 3 femije dhe nje divorci shume te diskutuar ne vitin 1994 u rimartua ne vitin 2004 me Christine Baumgartner nga e cila pati edhe tre femije te tjere me i madhi 3 vjec me i vogli disa muajsh. Nje baba i mire por edhe producent ambientalist dhe perkrahes i te drejtave te indianeve te Amerikes.

Ky film flet per depresionin e ri qe goditi Ameriken ne vitin 2008 pavaresisht se filma te tille ne Hollivud nuk pelqehen shume.

Pa dyshim. John Wells e ka pranuar se ka qene shume e veshtire per te gjetur parate per nisjen e xhirimeve ne vitin 2008. Vetem tre muaj me vone askush nuk do ti jepte asnje kredi per ta bere kete. Kjo sepse edhe ne Hollivud nuk shihet ndonje interes i madh per filmat me tema sociale.

Megjithate Up in the Air me George Clooney dhe Wall Street 2 i Oliver Stone jane filma qe kane si teme kryesore krizen financiare. Filmi juaj The company man ripasqyron situaten vetem ne Amerike

Ndonjehere duhet te dalesh ne rruge dhe te shohesh se si jetojne njerezit. Edhe ketu ne luksozin Four Season ne Beverly Hills ka njerez qe mezi jetojne. E kane gabim ata qe mendojne se kjo situate nuk u perket burrave dhe grave te te gjitha shtresave sociale. Burrat per shembull e kane me te veshtire qe te sherbejne hamburgere kur me perpara kishin pune qe fitonin shume here me shume. Ndersa grate mendoj se e kane me te lehte te pershtaten.

Kete e kane kuptuar edhe ne Hollivud

Ka filluar po nuk eshte aq aktiv sa ne vitet lsquo30-te kur menjehere direkt pas Depresionit te madh prodhoi shume filma te bukur mbi vuajtjen e njerezve.

E gjen veten ne filmin tend te ri nje punetor i ndershem dhe i zoti

Une vij qe andej. Babi im riparonte gjithcka automobila frigorifere tuba. Une kur isha i ri shkruaja poezi dhe fantazoja shume ai nuk me kuptonte dhe ndihej i zhgenjyer nga une. Megjithate une kam trasheguar shume gjera nga ai di te ndertoj nje shtepi nga fillimi ne fund. para se te zbuloja boten e kinemase punoja si punetor krahu fitoja 100 dollare ne dite. Meqe punoja naten dhe nuk kishte drite mbaja ndezur makinen dhe me dritat e saj punoja. Nuk e mbaj mend se sa here me kane gjetur ne mengjes me baterine e makines te shkarkuar. Kam punuar edhe si shofer dhe per nje kohe kam drejtuar edhe barka peshkimi. Vij nga klasa punetore dhe nuk do ta harroj kurre kete. Jam nje proletar edhe pse kam pasur shume fat ne jete.

Edhe divat e Hollivudit si ju jane prekur nga recesioni Perreth ka me pak projekte me pak para...

Sigurisht. Edhe une vete tashme punoj shume pak kriza na ka prekur te gjitheve. Eumlshte e veshtire te financosh filma si The company man Hollivudi tashme deshiron te beje vetem filma per te qeshur dhe me aventura per te rinj. Njelloj sikur publiku i rritur te mos ekzistonte e rendesishme eshte te terheqesh ne kinema adoleshentet pasi studiot shpresojne te nxjerrin fitime qe ne javet e para te daljes. Mua me interesojne filma jashte tendences dhe modes. Filma te vegjel te pavarur dhe inteligjente.

Perse kaq shume frike per filmat me teme sociale

Sepse sic e thashe sot terheqin me shume filma me tema te modes dhe trendi.

Ne film ju jeni nje burre i forte me vlera dhe pak i ashper...Nga kush jeni frymezuar

Nga vetvetja. Ne fillim mu ofrua pjesa qe me vone e mori Tommy Lee Joes por nuk e ndieja veten ne lartesine e duhur. Mora ate rol te vogel njeriun e mire burrin e motres se Affleck. I kerkova regjisorit te ma jepte mua ate rol. Vetem pasi John me tregoi se e kishte shkruar ate pjese per mua por nuk guxonte te ma tregonte. Por perkundrazi ai ishte nje rol natyral per mua. E gjeta veten mire e kam thene jam nje njeri punetor.

Perse nuk ben si shume kolege te tute hollivudiane qe shfrytezojne karizmin e te qenet i famshem per tu marre edhe me politike

Autoret shpesh kritikohen kur merren me ceshtje te tilla. Pastaj jane shume siperfaqesore ne ato qe bejne dhe humbasin edhe besimin e publikut. Une vete kam paguar 25 milione dollare per pastrimin e Gjirit te Meksikes. Por e bera me deshire pa u perziere me askend.

Si arritet te beheshit ky qe jeni sot

Duke pare shume filma te bukur. Sepse une dua te jem nje model per femijet e mi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›