Vrasja e emigrantit, pranga “shpetimtarit”
Emigranti nga rrethi i Kolonjes, qe humbi jeten dy dite me pare, ne nje prite me arme zjarri, dyshohet te jete tradhtuar nga bashkudhetari i tij dhe njekohesisht bashkefshatar qe tashme eshte arrestuar nga policia. Klement Kacolli, 26 vjec, nga fshati Starje i rrethit te Kolonjes, qe fillimisht luajti rolin e nje personi qe tentoi t’i shpetonte jeten emigrantit te plagosur, Medi Laho, duke sinjalizuar madje edhe policine, eshte arrestuar ne flagrance, si i dyshuar per kete krim. Ai eshte prangosur pas shoqerimit nga policia me akuzen paraprake te “kryerjes se veprimeve qe pengojne zbulimin e se vertetes” dhe “dhenien e deklarimeve te rreme para prokurorit dhe oficerit te policise gjyqesore”. Burime nga policia rajonale e Korces shtuan se 26-vjecari Kacolli eshte nje nga bashkepunetoret ne krim dhe nderkohe jane identifikuar edhe dy persona te tjere si te perfshire ne vrasjen e emigrantit, por qe ende nuk jane arrestuar nga policia. Uniformat blu thane dje se pista me e mundshme per krimin mbetet ajo e larjes se hesapeve.
G. Ashimi
G. Ashimi