E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lumenjte me te ndotur

Lumi i Gjanices, ne Fier eshte teresisht i ndotur nga mbetjet qe depozitohen aty prej vitesh nga nga industria e perpunimit te naftes.

Kreu i bashkise ka kerkuar gjetjen e financimeve per realizimin e ketij projekti. Ne projektin perfundimtar per rehabilitimin e ketij lumi, qe po demton shendetin e banoreve,kreu i Mjedisit, Fatmir Mediu tha se do te ndihmonte ne gjetjen financimeve qe do te perdoren per rehabilimin e lumit.

Ministri i Mjedisit ka saktesuar se ujrat siperfaqesore te disa lumenjve ne vend jane te ndotur. Por gjendja eshte edhe me e rende ne zonat bregdetare ku nuk ka trajtime te ujrave te zeza, te cilat vazhdojne te shkarkohen ne det.

Nga monitorimi i specialisteve ka rezultuar se lumenjte me te ndotur ne vend jane: Gjanica, Semani, Ishem, lumi i Lanes dhe lumi i Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›