Leskaj: Në Kuvend për transparencë
26/02/2010 Qëndrimi i PS-së
Ish-kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deputetja Valentina Leskaj, ka deklaruar se deputetët e opozitës kanë hyrë në Parlament për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve përmes hapjes së kutive. Në një intervistë dhënë për “Deutsche Welle”, Leskaj thekson se gjatë 6 muajve të bojkotit të Parlamentit, PS-ja ka përdorur instrumente të ndryshme demokratike për të bërë presion mbi Qeverinë, që për zgjedhjet e 28 qershorit të ketë transparencë, pasi transparenca e zgjedhjeve është themeli i një shoqërie demokratike. “Vendimi është marrë edhe në rrethana të caktuara. Kjo do të thotë që ka ndikuar pa dyshim edhe rezoluta e Këshillit të Evropës dhe gjithë mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtarë, si dhe vizita e ditëve të fundit të Hannes Svobodes, zëvendëspresident i grupit të madh socialist në Parlamentin Evropian. Natyrisht nuk është se na ka detyruar faktori ndërkombëtar të futemi, sepse PS-ja është një forcë konstruktive që mban marrëdhënie serioze partneriteti me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë ajo. Ish-shefja e deputetëve socialistë në legjislaturën e kaluar nënvizon se opozita hyn në Kuvend jo për ta braktisur atë më pas, por për të paraqitur kërkesat e tyre. “Nëse këto kërkesa nuk do të pranohen nga mazhoranca, ne nuk do të jemi në Parlament për sa kohë që nuk kemi një përgjigje nga mazhoranca. Ditën që mazhoranca do të pranojë kërkesat tona, ne do të jemi në Parlament”, ka deklaruar deputetja socialiste.