Spanjollët gati të investojnë në Shqipëri
26/02/2010 Takimi
Kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim të veçantë presidentin e kompanisë prestigjioze spanjolle në fushën e energjisë “Iberdrola”, i cili shoqërohej nga ambasadori i Spanjës në Tiranë. Gjatë këtij takimi, drejtuesi i kompanisë “Iberdrola”, sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, i shprehu kreut të Qeverisë shqiptare konsideratat e larta për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm, si dhe shprehu bindjen dhe gatishmërinë e tij, për të qenë prezent në Shqipëri e përmes saj edhe në Ballkan në vijim, nëpërmjet projekteve serioze. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha falënderoi kompaninë për prezencën e saj në Shqipëri, ndër të tjera edhe me projektin e rëndësishëm për rrjetin elektrik të qytetit të Fierit, dhe e ftoi për bashkëpunim në të ardhmen në fusha të tjera në sektorin e energjisë. Kryeministri Berisha e njohu presidentin e kompanisë “Ibedrola” me mundësitë e shumta që ofron Shqipëria në lëmin e partneriteteve publike private, në marrëveshjet koncensionare për 440 hidrocentrale të vogla, në platformat për prodhimin e energjisë nga era dhe masat organike apo në kaskadat e Vjosës, duke qenë kështu një vend tepër atraktiv për investimet e huaja. Kompania “Iberdrola” është e katërta për nga madhësia në botë, e para në fushën e energjisë të rinovueshme dhe të erës, e pranishme në shumë vende të botës.