E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova e Iowa shtojnë bashkëpunimin

Një delegacion i shtetit federal Iowa të SHBA-së ka zhvilluar sot një takim me zëvendësministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajdin Abazi, me të cilin është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në këto fusha. Organizata “Sister States” ka për synim lidhjen e partneritetit në fusha të ndryshme me shtete në botë.

Abazi tha se Kosova ka bashkëpunim me shtete të shumta në fushën e kulturës dhe shtoi se MKRS-ja është mjaft e interesuar të promovojë kulturën e vendit tonë dhe të rrisë shkëmbimet në fushën e kulturës si dhe në fushat e tjera. Ai shprehi përkushtimin e MKRS-së që kjo të ndodhë edhe me Iowan.

Nga ana tjetër, Tom Rial, president e i kësaj organizate amerikane, shprehu interesimin që artistët, sportistët dhe të rinjtë nga Kosova të krijojnë lidhje me Iowan.

Në këtë rrafsh është rënë dakord që të vazhdojë koordinimi që në të ardhmen e afërt të ketë aktivitete të përbashkëta si në Kosovë ashtu edhe në Iowa./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›