Hapen 80 vende të reja pune në Spitalin e Mitrovicës

Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe krijimit të kushteve sa me të mira për qytetarët e Kosovës e në veçanti ata të Mitrovicës, Ministria e Shëndetësisë bëri të mundur që të sigurojë nga Ministria e Financave 100 vende pune për Spitalin e Mitrovicës.
Sa i përket procedurave të tjera, të gjitha u zhvilluan nga ana e Spitalit Regjional të Mitrovicës, thuhet në një njoftim të kësaj ministrie. “Nder këto vende punë, 20 sosh kanë qenë të dedikuara për mjekë, ndërsa 80 vende të tjera për infermierë, mami, staf ndihmës dhe sigurim. Nga këto vende punë janë plotësuar 80, ndërsa për 20 mjekë nuk ka pasur asnjë kandidat dhe konkursi mbetet ende i hapur për të gjithë”, thuhet në këtë njoftim.
Me rastin e nënshkrimit të kontratave nga të përzgjedhurit, drejtori i Spitalit Regjional, Agim Peci falënderoi ministrin e Shëndetësisë, Ferid Aganin, u.d sekretarin e përhershëm, Gani Shabani, si dhe kreun e Mitrovicës Avni Kastrati.
Të punësuarit e rinj do të fillojnë punën nga 8 korriku./Indeksonline/