Lumi Drin në Lezhë, banorët ankohen për ndotjen

Ndotja e Drinit që përshkon qytetin e Lezhës është në nivele ekstreme. Hedhja pa kriter e mbetjeve të ndryshme organike apo edhe shtazore përgjatë gjithë gjatësisë së këtij lumi nga Gjadri e deri në derdhjen e tij në det, e bëjnë atë të papreferuar, madje një shqetësim të madh për banorët. Ideja për ta kthyer bregun e këtij lumi në një shëtitore asnjëherë nuk ka gjetur projekte realizuese.
Përgjegjësia kryesore e kësaj situate bie nga banorët që ndodhen përgjatë bregut të këtij lumi, pasi në të hidhen mbeturina të shumta, të cilat më pas depërtohen drejt detit e duke e ndotur edhe këtë të fundit.
Të vetmit që janë munduar t`i japin jetë këtij lumi janë operatorët privat, të cilët kanë ngritur bizneset në brigjet e tij dhe tërheqin qytetarë të shumtë, pasi në rast të kundërt rrjedha e Drinit do të ishte thuajse e vdekur.
Megjithëse është një sinfoni e njohur, ndotja e Drinit në Lezhë nuk është shqetësim qoftë për organet përgjegjëse, por qoftë edhe për bashkinë e Lezhës. Jo në pak raste njihen edhe ndotësit e këtij lumi, por ndëshkimi ndaj tyre nuk është marrë, ose të paktën marrja e masave per te penguar këtë katastrofë.