E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli Bashkiak miraton me votat e demokratëve nisjen e planit urbanistik për Tiranën

TIRANE- Këshilli Bashkiak i mbledhur këtë të enjte pasdite ka miratuar vetëm me votat demokratëve projektin për planin e ri urbanistik të Tiranës. Partia Socialiste votoi kundër dhe tha se nuk mund të bëhet pjesë e një procesi të paligjshem pasi plani urbanistik i Tiranës është hartuar para dy viteve.

Bashkia e Tiranës ka përgatitur një studim analitik për Planin e Përgjithshëm urbanistik të kryqytetit. Përmes studimit, Bashkia e Tiranës do të nisë punën për hartimin e planit të ri, i cili do të jetë në maj 2012.

Këshilli Bashkiak i Tiranës gjatë mbledhjes së sotme shqyrtoji gjithsej shtatë projektvendime, që reflektojnë përpjekjet për krijimin e vendeve të punës, si dhe përfshirjen e qytetarëve në qeverisje.

PLANI URBANISTIK MIRATOHET VETËM ME VOTAT E KËSHILLTARËVE TË PD
Ora 19:50 Me 29 vota pro dhe 24 kundër, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi fillimin e procesit të planit urbanistik të Tiranës.

Këshilli Bashkiak pasi ka debatuar në lidhje me propozimin që kreu i Bashkisë paraqiti sot për nisjen e procesit të planit urbanistik të Tiranës, miratoi vetëm me votat e këshilltarëve demokratë nisjen e këtij procesi. Bashkia e Tiranës ka përgatitur një studim analitik për Planin e Përgjithshëm urbanistik të kryqytetit. Përmes studimit, Bashkia e Tiranës do të nisë punën për hartimin e planit të ri, i cili do të jetë në maj 2012.

BASHA: TIRANËS I DUHET PLANI URBANISTIK! DALIPI: NUK VOTOJMË
Ora19:45 Kryebashkiaku i’u kërkoi këshilltarëve bashkiakë bashkëpunim për të realizuar atë ç’ka kanë nevojë me të vërtetë qytetarët e Tiranës
Duke iu përgjigjur pretendimeve të përfaqësuese të opozitës se duhet të merrt parasysh plani i administratës së mëparëshme të Bashkisë, Basha bëri thirrje, “ t’i futemi punës që madhe që na pret, asaj që tashmë i jemi futur dhe ta vazhdojmë atë, në të mirë të shërbimit të qytetarëve. Ky është thelbi i asaj që unë kërkoj”.

Ai ftoi edhe njëherë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës, gjatë që të miratojnë planin e propozuar urbanistik, në të mirë të qytetarëve të Tiranës.

“Ju siguroi se Tirana nuk ka asnjë plan urbanistik. Është e çuditshme që këtë e degjoni disa herë dhe nuk e pranoni”,- u tha Basha anëtarëve të opozitës.

Përfaqësuesi i opozitës Alfred Dalipi, u përgjigj duke përsëritur se “plani ekziston dhe prej dy vitesh është në faqe zyrtare të Bashkisë, për të cilin janë dhënë dy milionë euro. Vota jonë për planin do të jetë kundër”.

“Reflektoni dhe njëherë për vendimin tuaj. Nëse doni që të flasim pse janë harxhuar para dhe s’ka një plan të ligjshëm, unë mund ta bëjë këtë debat ditë dhe natë. Por nuk është në interesin tim për të gjetur fajtorin”, -nënvizoi Basha.

KOSOVRASTI: TE ZYRTARIZOJMË NISMËN
19:29 Kryetari i Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti, ftoi përfaqësuesit e opozitës që të miratojnë projektvendmin për zyrtarizimin e nisjes së hartimit të Planit Urbanistik.
“Jemi në fillimin e punës për këtë proces, nuk po flitet përnjë plan që duhet të rishikohet. Ti japim mundisnë Kryetarit Basha për këtë nisëm”,- tha Kosovrasti.

Por, përfaqësuesit e opozitës gjykojnë se plani i fundit i administratës ë mëparëshme të bashkisë nuk duhet të hidhet poshtë, pas sipas tyre ky vendim përbën një faturë të rëndë finaciare.

DEBATE PËR PLANIN URBANISTIK
Ora 19:19 Debate në Këshillin Bashkiak sa i përket planit urbanistik të Tiranës. Këshilltarët socilalistë kërkojnë që plani urbanistik të ketë një vizion më të gjerë.

Në përgjigje të këshilltarëve të majtë Basha u ndal në fillimin e përpilimit të planit urbanistik.
“Duhet të ecim mbi një plan më të dhëna të përditësuara për interesat qytetit dhe qyteratëve. Jam i vendosur të jap një dokument të plotë për këto interesa. Ka çështje, të cilat nuk mund t’i zgjidh një plan urbanistik, por besoj që plani i përfunduar sipas parametrave do t’i shërbejë brezave të ardhshëm",- u shpreh Basha.

Këshilltarët e Partisë Socialiste deklaruan se Këshilli Bashkiak ka miratuar njëherë më parë planin urbanistik të kryeqytetit dhe mund të miratohet vetëm ndonjë ndryshim i tiji.

“Rruga më e shkurtër për të patur plan rregullues të mirëfilltë pasi ka patur një të tillë në fakt, do të ishte sikur ju ta paraqisnit planin mbi të cilin ne të bënim përmirësime. Edhe më i miri të jetë si projekt ka nevojë të përmirësohet. Rruga sinqerisht është e gabuar dhe nuk duhen vazhduar kështu”,- theksoi këshilltari i majtë Mehmet Hasalami.

Kreu i Bashkisë Lulzim Basha i ka kërkuar këshilltarëve socialistë të jenë pjesë e procesit të planit urbanistik të qytetit, duke theksuar se Tirana nuk ka një plan të tillë.

“Nuk kam anjë kërkesë të merremi me cështje boshe, por nuk jam aspak dakort se vlen për të gjtihë qytetarët se qyteti ka vijuar të masakrohet në aspiratat e veta. Dhe unë do bëhem një garant. Është mungesa e planit një nga shkaqet kryesore që situata është problematike. Jam i sigurtë që kjo ndodh në Tiranë”,- theksoi Basha.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›