E Diel, 1 Nëntor 2026

Lumi i Tiranës, gjendet i mbyturnjë 50-vjeçar me tatuazh

TIRANË – Dje, në lumin e Tiranës është gjendur një viktimë e mbytur, mashkull I moshës 50 vjeç. Policia ka njoftuar se trupi u gjend rreth orës 18.00, në fshatin Babrru, në lagjen e Preçve, rreth 3- metra larg bregut të lumit.
 
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se viktima është rreth 180 cm i gjatë, me flokë të errëta, me mjekerr të gjatë, i moshës rreth 50-vjeç; në parakrahun e majtë ka një tatuazh në formë spirance me një yll. Deri në këto momente nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimës dhe punohet për identikimin e tij si dhe përcaktimin e shkakut te vdekjes.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›