Revolucioni i Bardhe i Edi Rames
Revolucioni i Bardhe eshte nje term qe i referohet reformave drastike qe ndermori mbreti i Iranit Muhamed Reza Shah Pahlavi ne vitin 1963 me qellim per te zgjeruar mbeshtetjen e tij popullore.
Ky revolucion u konsiderua i bardhe per vete faktin se ai nuk ishte si revolucionet e zakonshme te atehershme qe perfundonin me gjakderdhje. Ai ishte nje revolucion qe do te transformonte politiken dhe ekonomine e Iranit permes reformave dhe jo permes revolucioneve te pergjakshme qe kishte perjetuar deri ne ate kohe Irani dhe mbare bota.
Por duhet sqaruar se termi revolucion i bardhe dhe zhvillimet qe pasuan kete revolucion ne Iran nuk kane asgje te perbashket me termin revolucion i bardhe dhe pasojat e ketij revolucioni te diskutuara ne kete shkrim.
Termi revolucion i bardhe perdoret ne kete shkrim si nje term i cili i referohet aktivitetit politik te Edi Rames dhe opozites socialiste aktivitet i cili ka si qellim jo thjesht pushtetin politik por ndryshimin e kultures politike menyres se te berit politik dhe menyres se drejtimit te pushtetit.
Konsiderohet revolucion i bardhe pasi ai zhvillohet konform rregullave dhe ligjeve te vendit ndryshe nga revolucionet e zakonshme qe dalin jashte kornizave ligjore dhe se ka nje ideologji kauze repertor protestash strukture organizative dhe lidership te afirmuar.
Ky shkrim eshte nje kronologji ngjarjesh politike me protagonist Edi Ramen. Qellimi i tij eshte qe tju bej juve te kuptoni te vertetat pas atyre ngjarjeve tani qe mendja juaj eshte me e kthjellet per te gjykuar.
Ky eshte nje shkrim per ju te gjykoni si deshmitare te se djeshmes dhe protagonist te se sotmes. Ky eshte nje shkrim per ju te reflektoni mbi te djeshmen per te kuptuar te sotmen.
Per te gjithe ne Edi Rama qe ne fillimet e tij perfaqeson nje elite politikanesh filozofia politike e se ciles ka shume pak te perbashketa per te mos thene qe nuk ka asgje te perbashket me establishmentin politik te perfaqesuar nga Sali Berisha dhe Fatos Nano ne keto njezet vite postkomunizmi.
Ne fillim kundershtaret politik te Rames e sulmuan ate duke propaganduar me te madhe se Rama nuk eshte politikan. Ne te vertete koha tregoi se Rama ishte politikan por jo politikan si Sali Berisha dhe Fatos Nano dhe jo politikan si ata qe Shqiperia ka pare keto njezet vite postkomunizmi.
Nga ana tjeter mbeshtetesit e Rames ishin te ndare ne mbeshtetes qe besonin tek ai si kryetar partie instinkti i nje personi partiak dhe ne mbeshtetes qe besonin tek ai si kryetar dhe si politikan instinkti i njeriut politik.
Grupi i pare i mbeshtetesve ra pre e propagandes se kundershtareve te Rames duke promovuar ne vetvete nje hije dyshimi rreth aftesive te Rames si politikan per te manipuluar ose per te qene dobic si Nanoja. Kjo ndjenje dyshimi ndikoi ne rritje te pesimizmit dhe skepticizmit ne radhet e socialisteve gje qe krijoi hapesira per inaktivitet madje dhe per braktisje e shitje.
Te mesuar me stilin Berisho-Nanoist te te berit politik shume nga ne e konceptuam fenomenin Rama si nje fenomen te cuditshem iksentrik qe u fut vrullshem ne politike. Slogani parazgjedhor i Rames ishte pertej se majtes dhe te djathtes. Ky ishte nje slogan i cili i kujtonte popullit dhe elektoratit se pertej interesave tona personale dhe partiake qendrojne interesat e Shqiperise dhe shoqerise shqiptare.
Por si reaguam ne Me vjen turp kur i kujtoj reagimet sepse me duken vertet si reagime te marresh dhe injorantesh. Kundershtaret e Rames dhe te opozites nuk vonuan te leshonin me histeri propaganden kunder sloganit pertej se majtes dhe te djathtes.
Te marrosur dhe te nxire deri ne shpirt kjo makine e ndyre propagandistike nga njera ane sulmonte dhe tallte sloganin pertej se majtes dhe se djathtes te Edi Rames qe synonte bashkimin e popullit kurse nga ana tjeter me histeri dhe djallezi propagandonte miqesine Berisha-Nano si shpetimin e vetem per Shqiptaret.
Por kjo histeri dhe djallezi do te promovohej edhe me vone kur Sali Berisha do te martohej me Ilir Meten per te krijuar nje qeveri pertej se majtes dhe te djathtes.
Per hafijet e pushtetit slogani pertej se majtes dhe te djathtes ishte i mire vetem kur ai pritej te sillte ne pushtet Sali Berishen Fatos Nanon dhe Ilir Meten por jo kur ky slogan perdorej per te sjelle ne pushtet vullnetin e popullit dhe te mbronte interesat e ketij te fundit. Qeveria Berisha-Meta-Nano u formua pertej se majtes dhe se djathtes per interesa te treshes dhe jo per interesat e popullit.
Pjesa me interesante e revolucionit te bardhe te Edi Rames do te vinte menjehere pas maskarades zgjedhore te 28 qershorit. Ishte kjo pjese kur grupimet politike do te ndaheshin perfundimisht ne fronte te qarta dhe fenomeni Rama do te rimerrte rrugen e nisur para 28 qershorit.
Nga njera ane u rreshtua Berisha Nano dhe Meta qe kishin qeverisur vendin per plot 19 vite me radhe si president dhe kryeministra dhe nga ana tjeter qendronte Edi Rama me nje influence tejet modeste ne politiken Shqiptare. Fenomeni Rama e kishte shkundur aq forte politiken Shqiptare sa kishte bere te mundur ndarjen e shapit nga sheqeri apo sic i thuhet ndryshe ndau krundet nga mielli.
Pasi orkestroi maskaraden zgjedhore te 28 qershorit pushteti pertej se majtes dhe se djathtes i Sali Berishes Fatos Nanos dhe Ilir Metes leshoi me kuc e mac per te shkaterruar politikisht Edi Ramen.
E gjithe ajo kryqezate anti-Rama e ideuar ne zyrat e pushtetit dhe e implementuar djallezisht ne mediat dhe nga hafijet e pushtetit kishte si qellim jo thjesht shkaterrimin politik te Rames por shkaterrimin e vlerave principeve dhe filozofise politike qe mbarte ne vetvete fenomeni Rama.
Klasa e vjeter politike e kishte kuptuar tashme qe revolucioni i bardhe i Edi Rames nuk ishte nje revolucion individesh per pushtet por nje revolucion qe synonte zevendesimin e nje teresie vlerash dhe filozofish politike regresiste me nje teresi vlerash dhe filozofish politike te reja dhe progresiste.
Revolucioni i bardhe i Edi Rames u afirmua dhe u legjitimua Brenda dhe jashte vendit nga protesta mbarepopullore e 20 nentorit 2009. Kjo levizje gjithashtu vertetoi se eshte e pandalshme pas sakrifices qe mbeshtetesit e saj bene permes futjes ne nje greve urie te paprecedente ne historine e politikes Shqiptare.
Ky revolucion vazhdon dhe do te vazhdoje edhe ne te ardhmen pasi ai nuk eshte nje revolucion qe ka per qellim pushtetin por vlerat dhe principet mbi dhe nga te cilat bazohet dhe drejtohet ai. shte e lehte te ndryshosh pushtetin por eshte e veshtire te ndryshosh vlerat principet dhe besimet qe mbajne dhe vene ne levizje pushtetin.
Ndryshimi i kultures politike dhe i menyres se si behet politik dhe si drejtohet shteti vjen si rezultat i promovimit te vlerave principeve dhe besimeve te reja. Keto vlera principe dhe besime sfidojne hegjemoni e atyre komponenteve ekzistues qe ka vendosur klasa e vjeter politike. Kjo perplasje do te beje te mundur rrezimin e hegjemonise te se vjetres dhe triumfin e se rese.
Revolucioni i bardhe i Edi Rames ka per te perfunduar me nje ndryshim teresor te kultures politike dhe te menyres se si behet politik dhe si drejtohet shteti. Ndryshimet kane filluar dhe evidentohen sot ne cdo mendje Shqiptari.
Edhe pse kane kaluar njezet vjet pas renies se regjimit komunist jam i bindur se shoqeria shqiptare tani ka filluar te hape syte per te pare demokracine dhe per te kuptuar se si duhet te funksionoje ajo.
Politika shqiptare dhe pushteti ka qene i menderosur per njezet vjet me radhe por vetem tani e kuptuam dhe po flasim te gjithe per nevojen per demokraci dhe transparence te pushtetit.
Per njezet vjet na vodhen na varferuan na degjeneruan dhe na masakruan por vetem keto muaj te fundit kemi kuptuar se ne cfare ferri na kane futur te jetojme.
Per njezet vjet me radhe votat dhe parate e popullit vidheshin haptazi dhe askush nuk kerkonte transparence dhe drejtesi. Perse valle Arsyeja e vetme eshte se Berisha Nano Meta dhe soji i tyre e kane konsideruar Shqiperine si ciflig te tyre ky pushteti kalohej me rotacion nga njeri tek tjetri. Pak rendesi kishte vota e popullit. Avazi i ansamblit babezia vazhdonte sot plackit njeri dhe neser e ka radhen tjetri.
Do te duhej revolucioni i bardhe i Edi Rames qe te na bente ne te kuptonim se cdo proces zgjedhor dhe cdo pushtet duhet te kaloj permes nje procesi transparent. Tashme ne Shqiperi nuk mund te vije askush ne pushtet pa treguar para popullit votat e marra.
Edhe nese deshton beteja per transparencen e procesit te 28 qershorit nuk mund te beje vaki qe neser te na dale ndonje pehlivan dhe te na thote qe transparenca ndalohet nga kushtetuta apo nga Ristanet.
Me te vertete qe zgjedhjet e parakohshme mund te evitojne transparencen e zgjedhjeve te kaluara dhe ndeshkimin e hajduterise por ato kurrsesi nuk do te pengojne reformen zgjedhore per te garantuar transparencen e zgjedhjeve te ardhshme. Dhe ky ndryshim do te ndodhe kudo ne cdo nyje te pushtetit politikes dhe shoqerise.
Nuk ka per te pasur me zgjedhje pa transparence ministra dhe kryeministra qe te livadhisin parti politike qe te jete indiferente perkundrejt elektoratit te saj lidere pehlivan qe te besoje se kane ne dore historine dhe nuk ka per te pasur me shoqeri qe te pranoje dhe te lejoje qe sikur edhe nje nga skenaret negative te meparshem te ekzistoje.
Tashme revolucioni i bardhe i Edi Rames dhe dialektika qe ai prodhoi sapo ka filluar se ndryshuari jo thjesht pushtetin por vlerat principet dhe besimet qe sjellin ne jete dhe administrojne pushtetin. Gjykojeni te sotmen neser me mendjen e protagonistit te se sotmes.