E Diel, 1 Nëntor 2026

Dialogu Kosovë-Serbi, njihen diplomat, s’ka marrëveshje të reja

BRUKSEL - Ka përfunduar me një marrëveshje, atë për njohjen e diplomave raundi i shtatë i dialogut Prishtinë-Beograd, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Ndërmjetësi i BE-së Robert Cooper e cilësoi takimin si pozitiv dhe nënvizoi se mbetet ende shumë punë për të bërë.

“Shpresoj që duke nisur që nga viti tjetër, kushdo që ka një diplomë universitare në Beograd apo Prishtinë të mund ta përdorë atë për arsimin e mëtejshëm, apo për punësim në kryeqytetin tjetër.”,- u shpreh Cooper.

Shefja e delegacionit të Kosovës vlerësoi marrëveshjen e arritur, por akuzoi Serbinë se vazhdon të jetë pengesë për çeshtjet rajonale.

Ndërkohë kryenegociatori serb Stefanoviç deklaroi se Beogradi nuk do të ndryshojë qëndrim për çeshtje që bien ndesh me Kushtetutën e Serbisë.

Burime nga zyra e ndërmjetësit të BE-së bënë të ditur se takimi i radhës pritet të zhvillohet para fundit të këtij muaji

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›