Tajlandë, protestuesit shprehen pro zgjedhjeve të reja
Protestuesit anti-qeveritarë në Tajlandë kanë bërë të ditur se pranojnë skemën e propozuar nga qeveria për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend më 14 nëntor.
Ndërkohë të njëjtët protestues, që prej muajsh kanë pushtuar qëndren e Bangkokut, kanë deklaruar se do t'i ndalin protestat e tyre vetëm kur zëvendëskryeministri t'i jetë dorëzuar policisë.
Protestuesit me "Këmishat e kuqe" pretendojnë se kryeministri dhe zëvendësi i tij janë përgjegjës për viktimat e regjistruara në protestën e zhvilluar më 4 prill.
Zgjedhjet jane pjesë e një plani të kryeministrit për t'i dhënë fund protestave që deri më sot kanë shkaktuar 29 persona të vdekur.