Lunacek: Serbisë do t’i zgjatet rruga në pafundësi
“Jemi kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë. Ato janë të kundërligjshme. Andaj nëse Serbia e shtyn tutje vendimin për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, atëherë asaj do t‘i shtyhet data e fillimit të bisedimeve për Stabilizim Asociim dhe rruga e saj drejt BE-së do të zgjatet në pafundësi“ ka deklaruar Lunacek, për portalin Info Globi.
Ajo edhe njëherë ka konfirmuar se ka kërkuar që deputetit Azem Syla t’i kërkohet dorëheqja.
“Po kam kërkuar që Azem Syla të tërhiqet nga Kuvendi i Kosovës, sepse prezenca e një deputeti që në kohën kur ka qenë aktiv në Kosovë, ka marrë ndihma sociale në Zvicër, aq më shumë kur ngrihet akuzë ndaj tij, nuk i bënë nder as parlamentit as Kosovë. Këtë e kërkova në takim me parlamentarët në Strasburg“, ka pohuar Lunacek.