E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiq i gatshëm të jap dorëheqje

Kryetari i Serbisë, Boris Tadiq planifikon që në muajin prill të jap dorëheqje, në shenjë proteste ndaj ndalimit zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, shkruajnë media serbe.

Sipas gazetës "Vesti:, në këtë mënyrë, lideri i Partisë Demokratike do të kishte kohë që ta shfrytëzojë funksionin e shefit të shtetit dhe aktivisht të marr pjesë në fushatën parazgjedhore, përderisa “dorëheqja për shkak të Kosovës” do të mund t’i sjell ndonjë poen në këtë fushatë.

“Pra, edhe pse kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Xhukiq-Dejanoviq ka thënë se zgjedhjet në Kosovë do të mbahen në përputhje me rezolutën 1244 të KS të OKB-së, ka pak të tillë të cilët besojnë që UNMIK do ta ndihmojë Beogradin që në territorin e Kosovë të mund të organizojë zgjedhje lokale. Pushteti serb në veri të Kosovës ka kohë që është halë në sy të Bashkësisë Ndërkombëtare, për të cilën flet edhe kërkesa e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila gjatë vizitës së saj në Beograd pati kërkuar shpërbërje të strukturave paralele në Kosovë”, shkruan gazeta

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›