E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lunaçek kërkon dorëheqjen e Azem Sylës, dëmtoi imazhin e Kosovës

Për të dytën ditë me radhë në Strasburg ka vazhduar takimi ndërparlamentar Kosovë - Parlamenti Evropian. Në seancën e paradites është diskutuar për dialogun Kosovë Serbi, si dhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Në takimin e sotëm eurodeputetja Ulrike Lunaçek e ka ngritur çështjen e deputetit Azem Syla, i cili po hetohet nga drejtësia në Zvicër për abuzim me sistemin.

Lunaçek i bëri thirrje kryeparlamentarit të Kosovës Jakup Krasniqi t'i kërkojë dorëheqjen deputit Azem Syla për shkak të imazhit të Kosovës.

"Ne po punojmë shumë për të përmirësuar imazhin e Kosovës, por mendoj se rasti i deputetit Azem Syla që po hetohet në Zvicër nuk i kontribuon kësaj çështjeje. Ky është një rast i papranueshëm dhe ju zoti kryetar duhet të kërkoni që ai të dorëhiqet", ka theksuar Lunçek. /qik/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›