Lunacek akuzon Beogradin, për situatën në veri

Raportuesja për Kosovën në Bashkimin Evropian, Ulrike Lunacek, e ka fajësuar Beogradin për përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, ndërkohë ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet ta detyrojë Beogradin që menjëherë të kthehet në tryezën e bisedimeve.
“Përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës, me një të vrarë dhe një person tjetër të plagosur, është një simptomë tragjike e ngecjes së bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë, Lunacek, me anë të një njoftimi të lëshuar nga zyra e saj.
“Me bllokimin e dialogut, Serbia filloi mosmarrëveshjet në kufi, të cilat arritën pikën e vlimit, kjo pas përgjigjes joadekuate nga autoritetet e Kosovës. Serbia duhet që menjëherë t`i njohë vulat doganore të Kosovës. Autoritetet e Kosovës dhe Serbisë duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve”, ka cituar Lunacek.