E Diel, 1 Nëntor 2026

Judah: Kosovë-Serbi, konflikt dhe pas 10 viteve

Analisti britanik Tim Judah, nuk mendon se konflikti mes Kosovës e Serbisë do të zgjidhet në 10 vitet e ardhshme.
Në një intervistë të dhënë për DW, ai thotë se Serbia do ta donte zgjidhjen edhe në rast se do të duhej ta ndante Kosovën apo të shkëmbente territore.
 

“Por, edhe nëse liderët kryesorë do të donin ta bënin këtë, nuk mendoj se do të lejoheshin pasi do të kishte efekt edhe mbi Bosnjën dhe Maqedoninë”, thotë Judah.
 

Ai flet për një lloj versioni bashkëjetese si mes dy Gjermanive gjatë Luftës së Ftohtë!
 

“Jo e njëjtë, por diçka e ngjashme. Në fund të fundit, Kosova dhe Serbia janë si dy të burgosur që janë lidhur me një palë pranga. Kosova nuk mund të futet në OKB pa miratimin e Serbisë, dhe vetë Serbia nuk mund të futet në BE pa zgjidhur çështjen e Kosovës”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›