E Shtunë, 31 Tetor 2026

Somali, OKB dërgon ushqime nga ajri

Rreth 3.7 milionë somalezë, gati gjysma e popullsisë, kanë mungesë serioze ushqimesh për shkak të thatësirës që ka goditur vendin.

Kjo është dërgesa e parë ajrore e ushqimit në Somali që nga fillimi i krizës. Avioni i OKB-së ka dërguar 10 tonë të ashtuquajtura ushqime terapeutike, që përdoren për fëmijët e kequshqyer nën moshën 5-vjeçare.

Bëhet e ditur se kjo sasi do të jetë e mjaftueshme për 3 500 fëmijë që të ushqehen për një muaj.

Organizatat humanitare thonë se nuk mund të kenë qasje tek 2 milionë somalezët e goditur në pjesët që kontrollohen nga militantët.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-07-28 14:52
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›