E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët braktisin konferencën në Sarajevë, shkak Kosova*

Delegacioni i Serbisë ka braktisur sot takimin e Këshillit për bashkëpunim rajonal në Sarajevë për shkak se pjesëmarrësit nga Kosova nuk janë përfaqësuar në pajtim me marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës, raportojnë mediat serbe.

Si raporton agjencia Beta, në Ministrinë e punëve të jashtme, kanë deklaruar se delegacioni i kësaj ministrie ka vepruar në pajtim me instruksionet e qeverisë, sepse me këtë rast, delegacioni i Kosovës nuk është përfaqësuar ashtu siç është arritur marrëveshja.

Sipas një anëtari delegacionit nga Beogradi, lëshimi pe në Sarajevë, do të zbehte gradualisht prezantimin me fusnotë të Kosovës, për çka sipas tij ka tendenca.

Sipas marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës, në tubimet regjionale Kosova duhet të përfaqësohet me fusnotë në të cilën thuhet “pa prejudikimin e qëndrimeve lidhur me statusin dhe në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të sigurimit të KB dhe mendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë për Deklaratën e pavarësisë së Kosovës”.

Sipas mediave serbe në konferencën në Sarajevë në tabelën e Kosovës ka figuruar vetëm shenja e fusnotës (*), por jo edhe sqarimi, për çka sipas delegacionit serb është arritur marrëveshje në Bruksel.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›