Miratohet rezoluta kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë

Me 76 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kuvendi ka miratuar rezolutën e paraqitur me emër të gjitha grupeve parlamentare.
Në emër të gjitha grupeve parlamentare, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka prezantuar pikat të cilat janë ndryshuar.
“Theksojmë se do të ishte shkelje e sovranitetit dhe cenim i marrëdhënieve të mirë fqinjësore në mënyrë të njëanshme, zgjedhjet në një shtet evropian. Konkludojmë se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk lejon mbajtje të zgjedhjeve serbe në Kosovë dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës të zbatoj këtë”, ka thënë Grabovci.
Kjo rezolutë është hartuar nga shefat e Grupeve Parlamentare të PDK-së, LDK-së, Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe AKR-së.
Teksti i rezolutës:
1. Theksojmë se do të ishte shkelje e sovranitetit dhe cenim i marrëdhënieve të mirë fqinjësore në mënyrë të njëanshme zgjedhjet në një shtet evropian.
2. Konkludojmë se Kuvendi i Republika e Kosovës nuk lejon mbajtje të zgjedhjeve serbe në Kosovë dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës të zbatoj këtë.
3. Kuvendi dhe qeveria njëzëshëm theksojnë se qytetarët janë të bashkuar kundër mbajtjes së çfarëdo procesi zgjedhor që do të cenonte shtetësinë, integritetin territorial dhe rrjedhimisht do të minonte procesin e pajtimi.
4. Kuvendi konfirmon se të gjitha subjektet politike, qofshin pozita e opozitë do të punojnë në përputhje me parimet evropiane dhe me kushtetutën prandaj ju bëj thirrje ta votojmë këtë rezolutë të paraqitur nga të gjitha grupet parlamentare. /kosovapress/