E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez mund të kthehet për Chelsean

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka pranuar se Carlos Tevez mund të përfshihet në ndeshjen kundër Chelseas javën e ardhshme.

Sulmuesi argjentinas nuk ka luajtur për Cityn nga shtatori, kur refuzoi të inkuadrohej në lojë si rezervist në humbjen nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve. Por, 28 vjeçari është kthyer në skuadër dhe së shpejti mund të luajë sërish për Citizens.

I pyetur nëse Tevez do të jetë në dispozicion për takimin me Chelsean të mërkurën, Mancini tha: “Varet nga Carlo. Nëse ai është gati, atëherë ka mundësi”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›