E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Gruaja, një forcë e rëndësishme e ndryshimit

Nga Express më 03 mars 2011 në ora 19:45

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat sportiste, si aktiviteti i parë, me të cilin nis Java e Grave.

Në këtë takim, ishin te ftuara sportiste femra nga fusha të ndryshme të sportit.

Në fjalën e saj, Jozefina Topalli vlerësoi rolin e gruas në shoqërinë tonë, si një forcë e rëndësishme e ndryshimit.

Topalli tha ndërkaq se aktivitete të tjera do të zhvillohen në vazhdim dhe se këto takime do të kulmojnë në 8 mars, e cila është një ditë e rëndësishme për të gjitha nënat shqiptare. /abcnews/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›