Veprat me te dashura te Pikasos ne ekspozite ne Virxhinia

Veprat e Pablo Pikasos nje nder artistet me te rendesishem te artit modern po bejne nje turne rreth globit nderkohe qe restaurohet muzeu qe i ka ne katalogun e tij te perhershem keto vepra. Kohet e fundit keto punime mberriten ne Ricmond te Virxhinias ku jane ekspozuar ne Muzeun e Arteve te Bukura
Koleksioni perfshin afro 200 vepra qe mbulojne karrieren prej 8 dekadash te Pablo Pikasos me punime nga viti 1901 e deri ne 1972 nje vit para vdekjes se artistit. An Baldasari eshte kuratore e ekspozites dhe drejtoreshe e Muzeut Kombetar te Pikasos ne Paris te cilit i perkasin keto vepra dhe shume te tjera
Kemi 5 mije punime dhe ketu kemi prezantuar rreth 200 pra vetem nje pjese te vogel te zgjedhur ne menyre shume didaktive per te ofruar nje prezantim sa me te mire me procesin krijues te Pikasos.
Po ashtu edhe nje mundesi per te kuptuar se si donte te prezantohej Pikasoja
Ky eshte koleksioni personal i Pikasos shprehet Aleks Narxhis drejtor i Muzeut te Virxhinias per Artet e Bukura ku eshte organizuar ekspozita.
Gjate jetes se tij ai mbajti per vete te gjitha gjerat qe i pelqente me shume. Ai vecoi mijera vepra. Kur po shisnin zoterimet e tij pas vdekjes u krijua Muzeu Pikaso.
Keto punime perfaqesojne cdo teknike dhe cdo stil te vepres se tij. Ai ishte ne nje revolucion te pandalshem. Piktura ishte gjinia e tij e preferuar. Por ai kishte edhe punime skulpture si dhe realizoi vepra te rendesishme si ne fotografi dhe ne gravure. Ishte me te vertete nje individ krijues thekson zonja Baldasari.
Ai krijoi ne nje fare menyre ate qe sot konsiderohet art modern. do gje qe ka ndodhur ne shekullin e 20 dhe tani ne shekullin 21 lidhet ne nje menyre apo forme me Pikason.
Artisti gjente frymezim jo vetem tek arti evropian por edhe tek arti jo-perendimor gje qe duket qarte gjate vizites ne Galerite e Artit Afrikan ne Muzeun e Virxhinias.
Kombinimi i ketyre ekspozitave me koleksionin e Pikasos ishte i mrekullueshem pasi shihet se Pikaso ka marre frymezim nga arti afrikan si per formen edhe kompozimin vecanerisht ne skulpture.
Ekspozita eshte nje sukses i garantuar per muzeun
Ky eshte nje turne i kufizuar kombetar dhe nderkombetar i koleksionit me te madh te Pikasos ne bote.
Ekspozita u jep admiruesve te Pikasos nje mundesi te shohin disa nga veprat qe vete autori i vleresonte me shume.