Pallati i Gaddafit me dhomë për torturë

Në pallatin në Bengazi të udhëheqësit të Libisë, Muammer Gaddafi, pallat ky i cili u pushtua nga kryengritësit, është zbuluar një dhomë për torturë dhe ekzekutime, në të cilën janë torturuar dhe vrarë kundërshtarët e tij politik.
Kjo dhomë gjendet nën sipërfaqen e tokës, ndërsa sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, kjo dhomë i ngjason dhomave, në të cilat agjentët e CIA-s kanë marrë në pyetje personat e dyshuar për terrorizëm.
Muret nga betoni, hapjet e mëdha në dysheme, zinxhirët dhe prangat, të cilat qëndrojnë varrë nga plafoni, janë indikator të tmerreve që kanë ndodhur aty.
Ekzistojnë shumë dëshmitarë, të cilët theksojnë se janë torturuar në Bengazi.
Shumica prej tyre kanë theksuar se nën trysninë e shkaktuar me elektroshok apo rrahje, ata kanë pranuar çdo gjë, që është kërkuar nga ata.
Disa pjesëtarë të forcave të sigurisë, të cilët janë larguar nga njësitë e tyre, ngase nuk deshën të luftojnë kundër kryengritësve, janë zbuluar të vdekur.
Ata janë çarmatosur, janë rrahur dhe janë vrarë nga kolegët e tyre, që i kanë qëndruar besnik Gaddafit.